ZHVILLIMET POLITIKE NE SHQIPERI/ Kuvendi mblidhet sot më datë 17 qershor 2017 në dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në dy seanca të jashtëzakonshme. Seanca e parë e parashikuar në orën 10.00 do të mblidhet për të zëvendësuar deputeten demokrate Jorida Tabaku nga komisioni ad-hoc për organet e Vetingut si dhe për betimin e Avokatit të Popullit, e cila pak ditë më parë u bë nënë e dy vajzave.

Ndërkohë në seancën e dytë do të bëhet miratimi i listës së kandidatëve për organet e Vettingut.

Seanca plenare ora 10:00 me këtë rend dite:

1.Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 45/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”””, të ndryshuar”.

2.Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 46/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”.

3.Betimi i Avokatit të Popullit.

Seancë plenare ora 14:00 me këtë rend dite:

1.Projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve të përzgjedhur për në institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.