Zgjedhjet në PD, votoi vetëm 57,5% e anëtarëve, numërimi i votave nis pas mesnate

Kur është mbyllur zyrtarisht votimi për kreun e ri të Partisë demokratike, komisioni i elektoral në PD ka dhënë edhe shifrat zyrtare të pjesëmarrjes në zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike. Konkretisht në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike morën pjesë gjithë 57.5 % të anëtarësisë, ose 59.766 anëtarë, nga 103.952 që ishin në listë.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave pritet të fillojë rreth orës 24:00.

Komisioni i operacioneve elektorale bën publike të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit:

Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan  59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.