ZGJEDHJET NE KOSOVE/ Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare

Sot në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.

Policia dhe organet e drejtësisë kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj atyre që përpiqen të pengojnë apo manipulojnë me votën e qytetarëve.

Nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00 në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i mbajë hapur 889 qendra të votimit.