ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT/ KQZ-Ja kush janë vëzhguesit e huaj të akredituar për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së enjtes, miratoi akreditimin e një numri vëzhguesish, vendas dhe të huaj, që do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor të 25 qershorit, ditën e zgjedhjeve dhe pas tij. Me votat e të 7 anëtarëve Komisioni miratoi kërkesat e ardhura nga selitë diplomatike në Tiranë dhe që kanë shprehur interes për të ndjekur nga afër procesin, sidomos ditën e zgjedhjeve. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se ambasada greke do te kete numrin me te larte te vezhguesve me gjithesej 14 vezhgues afatshkurter. Gjithashtu, KQZ miratoi edhe kërkesat për akreditim nga institucione të medias, që gjithashtu do të pasqyrojnë në kohë reale, gjithë zhvillimet që lidhen me zgjedhjet parlamentare.

Më poshtë vijon lista e trupave vëzhguese, të akredituara sot nga KQZ:

– Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) -10 gazetarë dhe fotoreporterë
– Televizioni “Ora News” – 70 gazetarë dhe operatorë
– Shoqata “Qendra për Transparencë” – 354 vëzhgues afatgjatë
– Asambleja Parlamentare e OSBE-së – 49 vëzhgues afatshkurtër
– Ambasada Hollandeze 2 vëzhgues afatshkurtër dhe 2 përkthyes
– Ambasada e Shtetit të Izraelit – 2 vëzhgues afatshkurtër dhe 1 përkthyes
– Këshilli i Europës 1 vëzhgues afatshkurtër dhe 1 përkthyes
– Ambasada e Republikës së Maqedonisë – 2 vëzhgues afatshkurtër
– Shoqata “Qendra për Transparencën” – 354 vëzhgues
– Ambasada e Republikës Franceze – 1 vëzhgues afatshkurtër dhe 2 përkthyes
– Ambasada Greke – 14 vëzhgues afatshkurtër