Zbulohet vendi misterioz ku Jezusi bëri mrekullinë me ujë

Vendi ku Jezusi kreu mrekullinë e tij të parë ka qenë një mister për shekuj të tërë, por duket se tashmë përgjigja është gjetur.

Sipas Ungjillit të Gjonit, Jezusi e ktheu ujin në verë gjatë një martese në Cana.

Për qindra vjet, pelegrinët besonin se vendi ku ai e kreu këtë mrekulli ishte Kafr Kanna, një qytet në veri të Izraelit, aty ku vizitojnë kishën “Martesa” të shekullit 20’të, transmeton Gazeta Express.

Vendi i saktë ka kohë që debatohet se ku gjendet – dhe tash arkeologët besojnë se Cana e kohërave biblike mund të jetë një kodër me pluhur pesë kilometra më tej në veri.

Është ish-vendi i Khirbet Qana, një fshat çifut mes viteve 323 para Krishtit dhe 324 pas Krishtit, ku arkeologët kanë zbuluar një numër provash.

Gërmimet atje kanë zbuluar një rrjet tunelesh të përdorura për adhurimet krishtere, të shënjuara me kryqe dhe referenca të Kyrie Lesou, një frazë greke që ka kuptimin e ‘Zoti Jezus’.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/mistere/zbulohet-vendi-misterio-ku-jezusi-beri-mrekulline-me-uje-571658/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright