Zbulohet skena nudo e Marilyn Monroe, mbajtur e fshehur prej dekadash

Zblulohet një skenë e rrallë nudo e Marilyn Monroe që besohet se ishte shkatërruar në vitet 1960. Pamjet ishin ruajtur nga arkiva e dhomës së xhirimit dhe ishin fshehur për dekada të tëra. Skena sekrete ishte filmuar për filmin e vitit 1961, The Misfits, me aktorin Clark Gable. Ajo tregon Monroe duke shkuar në krevat e mbuluar me një çarçaf qe më pas i bie dhe permbyllet me një skenë dashurie me Gable. Monroe do të ishte aktorja e parë e Hollivudit që do të shfaqtej lakuriq në një film të madh, por skena kurrë nuk u përfshi në film, pasi regjisori John Huston thuhet se mendonte se ishte e panevojshme. Megjithatë, producenti Frank Taylor njohu rëndësinë e tij dhe ruajti pamjet. As shkrimtarit Arthur Charles Casillo që shkroi librin rreth aktores “Jeta private e një ikone publike” nuk ju vunë në dispozicion këto xhirime. Ai intervistoi djalin e Taylor, Custice Taylor, i cili zbuloi se kishte pamjet në pronësi të tij që nga vdekja e babait dhe e kishte mbajtur të fshehur në një kabinet të mbyllur për gati dy dekada. Në skenar nuk përmendej heqja e çarçafit por Taylor beson se Monroe e bëri atë për shkak të sjelljes së saj si aktore që thyente tabutë. Ai tha se nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë me pamjet e rralla. Filmi “The Misfits” është shkruar nga bashkëshorti i saj Monroe, Arthur Miller dhe ishte filmi i fundit ku ajo punoi përpara se të vdiste. Ndërkohë filmi “Got to Give” që përfshin dhe skenën e notit të Monroe e zhveshur në pishinë nuk u përfundua kurrë.