Wikileaks: Çfarë është OTS, sektori misterioz i CIA dhe cila është shpikja e saj e kohëve të fundit?

Është një nga sektorët më misteriozë të CIA-s. Quhet Zyra e Shërbimit Teknik (OTS) dhe krijon teknologji futuriste për misionet e spiunazhit. Gjatë Luftës së Ftohtë ka shpikur një armë në formë cigareje, kamera në miniaturë, një stilolaps lotsjellësetj, shkruan Javanews.al.

Në vitin 1980, në mes të krizës së pengjeve në Teheran, një nga agjentët e tyre zhvilloi planin për të shpëtuar 6 diplomatët amerikan, sikurse është pasqyruar edhe në filmin “Argo”.

Të gjitha krijimet dhe strategjitë e kësaj zyre hynë në historinë e spiunazhit. Por ajo që OTS bën aktualisht është shumë pak e njohur. Gjashtë dokumente sekrete të publikuara sot nga Wikileaks ekskluzivisht në gazetën italiane “La Repubblica” dhe atë franceze “Mediapart” tregojnë se bëhet fjalë për një shpikje të kohëve të fundit.

Quhet ExpressLane dhe është një program kompjuterik i projektuar nga OTS në vitin 2009, i cili shërben për të mbledhur të dhëna sekrete deri në vitin 2034. Dosjet janë pjesë e “Vault 7” që organizata e Julian Assange ka nisur t’i publikojë në mars. Programi shërben për të vjedhur të dhënat biometrike nga shërbimet e inteligjencës me të cilat CIA ka bashkëpunuar në të gjithë botën. Shenja gishtash, karta biometrike, zë dhe njohës të fytyrës. Këto janë disa nga të dhënat që programi siguron.

Dokumentet sekrete tregojnë se OTS u ofron shërbimeve të inteligjencës me të cilat CIA ka bashkëpunuar, programe dhe kompjutera të nevojshëm për t’i siguruar këto të dhëna. Por ka një përplasje: një mekanizëm sekret për të cilin pas disa kohësh, programi nuk funksionon pasi kërkon përditësim, raporton JavaNews. Në këtë pikë, dy gjëra mund të ndodhin: Spiunët “miq” lihen të lirë dhe nuk i përdorin programet e CIA-s sepse ato nuk fuksionojnë më. Ose, kontaktojnë Langley-n për të pyetur sesi mund ta përditësojnë programin.

Në këtë rast, OTS dëron një nga njerëzit për ta përditësuar programin, por kjo është një farsë. USB me të cilën tekniku i OST paraqitet përmban ExpressLane, një program që transferon të dhënat e mbledhura nga shërbimet partnere të CIA-s nëpër botë.

ExpressLane nuk zbulohet dot nga programi anti-virus që kompjuteri mund të ketë kështu CIA vjedh të dhënat e shërbimit partner.

Denoncimi i WikiLeaks i referohet dosjeve të vitit 2009. Besohet se nga ajo kohë OTS ka krijuar programe kompjuterike akoma më të avancuara sesa ExpressLane.

/javanews/b.d