Vrau veten për të mos u kapur nga xhihadistët, piloti rus shpallet hero

Mediat ruse kanë përgëzuar një pilot të vrarë në Siri si një hero, duke thënë se ai kishte shpërthyer një granatë për të mos u kapur nga xhihadistët që kishin rrëzuar avionin e tij.

Fjalët e fundit të Roman Filipov ishin: “Kjo është për djemtë”.

Piloti raportoi në radio se ishte goditur nga një raketë, përpara se të hidhej nga aeroplani.

Aeroplani i tij Suhoi-25 u rrëzua mbi provincën Idlib të mbizotëruar nga rebelët. Ai u hodh me katapultë, por ra në një zonë të kontrolluar nga rebelët.

TV Zvezda, e cila kontrollohet nga ministria e mbrojtjes e Rusisë, tha se piloti u nderua pas vdekjes me medaljen e Heroit të Rusisë, e njohur edhe si Ylli i Artë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur se si u morën këto informacione.