Vrasja e gazetarit rus në prag të shtëpisë, Ukraina fajëson Presidentin, Vladimir Putin

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman ka akuzuar Rusinë për vrasjen e gazetarit rus Arkady Babchenko në Kiev.

“Kam dyshimet e mia se makineria totalitare ruse nuk fali qëndrimet e tij parimore dhe të ndershme,” shkruan Kryeministri Groysman në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndërsa Rusia ka bërë thirrje që të nisin hetimet, teksa është shprehur se “krimet e përgjakshme” janë bërë rutinë e regjimit në Kiev.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës ka mbetur të tensionuara që nga viti 2014, kur Krimeja u aneksua nga Vladimir Putin.

Vrasja e gazetarit rus Arkady Babchenko

Gazetari 44-vjeçar, Arkady Babchenko u qëllua për vdekje në dalje të apartamentit të tij të martën.

Sipas policisë ukrainase, Arkady Babchenko është gjetur i vrarë në banesën e tij nga bashkëshortja.

Ai është dërguar me ambulancë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Policia hedh poshtë versionin e vetëvrasjes dhe dyshon se gazetari është vrarë për shkak të detyrës.

Ende nuk dihen autorët, raporton Russia Today.

s.a/dita