DPA/ ATA/– Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi sot vizitën e katërt në Vatikan për të takuar papa Françeskun.
“Jam e lumtur që ndodhem sërish këtu”, deklaroi Merkel përpara se të takonte Atin e Shenjtë në audiencë private.
Pritet që në këtë takim Merkel dhe papa Françesku të diskutojnë edhe për samitin e muajit të ardhshëm në Hamburg të G20-ës, në një kohë kur kancelarja po përgatitet për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në shtator./