Viti 1945-Lista vijuese e oficerëve të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit

Në vijim të postimit të djeshëm, kjo është lista e oficerëve të divizionit në fjalë, me karakteristikat që na ka lënë Partia Komuniste. Edhe te ky grup personash, vërehet mungesa e theksuar e shkollimit.

36-Velo Seferi – komandant kompanie në Brigadën IV MP, pa gradë, 6 muaj përgjegjësi, ka mbaruar 2 klasë fillore, është nga katundi Picar.
37-Halil Xhela – komandant kompanie, pa gradë, në Brigadën I MP, 7 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë.
38-Koli Thoma – zëvendës komandant batalioni, toger në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Boboshtica.
39-Zenel Binozi – komandant kompanie në Brigadën III, 4 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Korça, gradë nuk ka.
40-Thoma Mori – komisar kompanie, pa gradë, në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Gjirokastra, ka kryer 5 klasë fillore.
41-Rrapo Çaçi – zëvendës komisar kompanie. Nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi nga Nivani. 5 klasë fillore.
42-Shaban Karamani – komandant kompanie, në Brigadën VII MP, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 3 klasë fillore, nuk ka gradë, ka kryer 3 klasë fillore, 15 muaj përgjegjësi, nuk ka gradë.
43-Burhan Beqari – komandant batalioni në Brigadën III MP, është nga Vlora, 1 klasë e mesme, 15 muaj përgjegjësi, mban gradën kapiten II.
44-Hasan Mero – komandant batalioni në Brigadën VII MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Korça, pa shkollë, është nga Konispoli, mban gradën kapiten II.
45-Llazi Palluqi – komandant batalioni në Brigadën VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 1 klasë të mesme, nuk ka gradë.
46-Nikolla Xhuveli – zëvendëskomisar kompanie në Brigadën VI MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Vlora, mban gradën nëntoger. Ka kryer 5 klasë fillore.
47-Hilmi Boshaj – komiras kompanie, me gradë togeri, ka qenë në Brigadën II MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, me fillore.
48-Muçi Çobani – komirar batalioni në Brigadën V të MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Pogradeci, 5 klasë fillore, mban gradën kapiten II.
49-Sabri Pleshishti – komandant kompanie në Brigadën II MP, 14 muaj përgjegjësi, pa shkollë, mban gradëntoger.
50-Neki Tefiku – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 8 muaj përgjegjës, nga Mallakastra, pa shkollë, mban gradën e nëntogerit.
51-Hamit Kotomi – komandant kompanie në Brigadën IV S, 7 muaj përgjegjësi, nga Fieri, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën e nëntogerit.
52-Zenel Xhemali – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, ka mbaruar 3 klasë fillore, s’ka gradë.
53-Nevruz Zereci – komandant kompanie në Brigadën III MP, 11 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën nëntoger.
54-Selman Vishocica – komandant batalioni në Brigadën VII të MP, 8 muaj përgjegjësi, nga Korça, shkollë s’ka, mban gradën kapiten II.
55-Feçor Ismaili – nënkomandant batalioni në Brigadën VI MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën kapiten I.
56-Tefik Qerimi – nënkomandant batalioni, Brigada VI MP, 10 muaj përgjegjësi nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën toger.
57-Jahe Çollaku – nënkomand kompanie në Brigadën IV MP, 3 muaj përgjegjësi, është nga Skrapari, ka mbaruar 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
58-Sabri Shkëmbi – nënkomandant batalioni, Brigada IV MP, 5 muaj përgjegji, është nga Skrapari, 3 klasë fillore, mban gradën toger.
59-Llambi Miho – nënkomandant kompanie në Brigadën IV, 5 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka.
60-Koçi Vodica – komandant kompanie në Brigadën I, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
61-Shpend Sherifi – nënkomandant kompanie në Brigadën II MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Tropoja, 5 klasë fillore, gradë nuk ka (ky emër shënohet me pikëpyetje).
62-Haxhi Nexhipi – komandant kompanie në Brigadës VII MP, 7 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Roskoveci, mban gradën nëntoger.
63-Hamdi Çobani – komisar batalioni në ish Brigadën VII MP me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, nga Nepravishta.
64-Sinan Qerimi – zëvendëskomandand kompanie, pa gradë, pa shkollë, 8 muaj përgjegjësi, ka qenë efektiv i Brigadës III MP, është nga Vlora.
65-Foni Thano – ish-komisar batalioni me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, tash komirar i Kompanisë Speciale Kuçovë.
66-Rushan Malo – komisar batalioni, 5 klasë fillore, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën VI MP, pa gradë, është nga Delvina.
67-Muharrem Pojani – komandant kompanie, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, pa shkollë, është nga Pojani, toger.
68-Tare Mevlani – zëvendëskomandant batalioni, ka mbaruar 3 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, dikur në Brigadën IV MP, ka gradën toger. Është nga Mallakastra.
69-Tefik Fetahi – komandant kompanie, 5 klasë fillore, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, gradë nuk ka, është nga Mallakastra.
70-Jorgo Papa – komandant kompanie në Batalionin Special të Delvinës, ka mbaruar 3 klasë fillore greke, është nga Grava e Konispolit, gradë nuk ka.

Postuar nga Kastriot Dervishi