Vijat e kuqe të ekstremizmit – Liria e fesë, Shaheed: Shqetësuese, financimet e huaja pa ditur burimet

Shqipëria ndodhet përpara disa sfidave përsa  i përket lirisë së fesë dhe sundimit të ligjit për sigurinë e vendit nga ekstremizmi. Raportuesi i OKB, Ahmed Shaheed vlerëson bashkejetesën fetare por deklaron se shqetësim mbetet verifikimi i burimit të financimeve të huaja. Madje ai thekson se në Shqipëri disa persona janë nën mbikqyrje pasi dyshohen se rekrutojnë ekstremistë.

Shoqëria shqiptare duhet të merrest si shembull për tolerancën fetare dhe vlerësohet për numrin e besimeve që ndiqen.

Por po ashtu përballet me shumë sfida, një ndër to është edhe esktremizmi.

Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për lirinë e fesë dhe besimit, Ahmed Shaheed,  në qëndrimin e tij në Shqipëri vlerëson se duhen ndërmarrë hapa për sundimin e shtetit ligjor, ndërsa veçon se disa persona në komunitetet fetare janë nën mbikqyrje nga shteti për ekstremizëm.

Ahmed Shaheed: Janë ndërtuar disa monumente kulti apo vende të adhurimit të zotit që nuk janë të lidhura me komunitetin kryesor mysliman. Disa persona në komunitet janë nën mbikqyrje.

Referuar proçeseve gjyqësore ndaj të akuzuarve për ekstremizëm, Shaheed thotë se bëhet fjalë për disa vija të kuqe.

Ahmed Shaheed: Ekzistojnë fare qartë disa vija të kuqe të cilat nuk mund të kalohen. Së pari askush nuk ka të drejtën që të avokojë për dhunë, për rektrutim personash që ata të shkojnë dhe të ushtrojnë dhunë në vende të tjera, por nga ana tjetër ekziton edhe një vijë tjetër e kuqe e cila është se askush nuk duhet torturuar dhe që të gjithë të kenë të drejtën që të përjetojnë të gjitha të drejtat e tyre në një proçes gjyqësor.  Por askush nuk mund të ndiqet penalisht për arsye të asaj që beson apo të asaj që mendon, sepse ne të gjithë duhet të gjykohemi për veprat tona. Por një praktikë e keqe do të ishte që t’ia linim komuniteteve fetare policimin e njëra-tjetrës. Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës nuk duhet lënë mënjanë.

Raportuesi i OKB ka ngritur një tjetër shqetësim, i cili i është bërë edhe atij prezent gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ahmed Shaheed: Ajo që më është shprehur si shqetësim nuk ka qenë islami apo feja myslimane por për financime të huaja burimet e të cilave nuk dihen. Financime të huaja të paditura, me motivacione të paditura apo me axhenda të cialt nuk njihen.

Në qendrimin e tij prej 8 majit në 17 maj, Ahmed Shaheed, ka lënë edhe disa rekomandime për qeverinë shqiptare si ajo e kthimit të pronave për komunitetet fetare apo legalizimi i vendeve të praktimit të fesë.

Gjetjet e raportuesit Shaheed do të paraqiten në raportin përfundimtar të këshillit të të drejtave të njeriut në mars të vitit 2018.

/Oranews.tv/