Vihen në pranga 4 efektivë të Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve, kanë arrestuar 4 efektivë të burgjeve.

Sipas të dhënave zyrtare janë ndaluar shtetasit:

Viktor Kalemi, 49 vjeç;

Gëzim Muka, 44 vjeç;

Adriatik Allushi, 56 vjeç;

Pali Bushgjokaj, 56 vjeç.

Të katërt këta persona janë banues në Tiranë, me detyrë efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë.

Sipas policisë ata duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.

Këta shtetas, u ndaluan pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

a.ç