Vezaj: Juristi që fitoi gjyqin 4 milionë dollarë në SHBA, u skualifikua nga OMN-ja në Shqipëri

Edhe pse për pak ditë gazetari i kronikës Flamur Vezaj do të lërë Shqipërinë për të ikur në SHBA, ai nuk është shkëputur nga ngjarjet që kanë të bëjnë me drejtësinë në vendin tonë.

Ditën e sotme, përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Vezaj ka denoncuar një rast të një shqiptari me profesion jurist, që jeton në SHBA, i cili edhe pse aplikoi, nuk u pranua që të ishte pjesë e komisioneve të Vettingut.

Vezaj thotë se jurist Fatos Dervishi, është një njeri shumë i zoti në profesionin e tij në SHBA, ku vetëm pak kohë më parë ai kishte bindur një gjykatë amerikane të dëmshpërblejë klientin e tij me 4 milionë dollarë për dëmtime në punë.

Ai ngre pyetjen sesi ka mundësi që Dervishi, një jurist i zoti në Amerikë, u s’kualifikua pa ndonjë arsye nga OMN-ja për të kontribuar në sistemin e ri të drejtësisë që po ngrihet në vendin tonë.

Statusi i Vezajt:

Ne vazhden e reformes nga Vettingsat!

Meqense me eshte afruar dita te iki per ne SHBA, po beja disa kerkime ne internet per juristet shqiptare te cilet ushtrojne profesionin e Avokatit ne SHBA!

U habita!!! 

Gjeta plot djem dhe vajza qe kishin arritur shume dhe qe ne vendin e tyre njihen shume pak ose njihen por nuk jane vleresuar ndonjehere. Mes tyre kishte edhe nga ato qe kane kontribuar dikur ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi, por per arsye nga me te ndryshmet jane larguar nga vendi!

Nga shume studiot ligjore qe klikova per arritjet e tyre me ra ne sy nje gjyq i fituar nga Avokat shqiptare te cilet e kishin bindur gjykaten me prova se klienti i tyre duhet te demshperblehet nga kompania e sigurimeve me 4 milion dollare per demtimet e pesuara ne pune!!

Gjyqin e kishte fituar zyra ligjore e Juristit Fatos Dervishi, qe ne Shqiperi njihet edhe si nje ish/ drejtues i institucionit te akuzes por qe per arsye te ndryshme u detyrua te ik nga Shqiperia! Ne ëebfaqen e studios se tij, lexova kete postim qe mund ta lexoni me posht! Nje suksese i punes se mire qe tregon se drejtesia funksionon! 

Por pak muaj me pare Fatos Dervishin, e refuzuan “komisionet politike” shqiptare dhe OMN per te qene pjese e Vettingut, pa ndonje arsye konkrete! Ashtu sic refuzuan shume shqiptare te tjere patriot e juriste te shkelqyer jashte Shqiperiae qe iu pergjigjen thirrjes se Ambasadorit Amerikan per te qene pjese e reformimit te sistemit te drejtesise! 

Epo ti gezojme keta “Vettingsat” dhe kryetaret e tyre te zgjedhur me urdher te politikes, se njerezit e mire dhe profesionistet qe po shkelqejne ne vendet e ndryshme te botes, nuk i duan ne Shqiperi!

/Gazeta Express/