Vëllezërit Mark e Kolë Miri (Dedvukaj) krenaria e Malësisë

Nga Prof. Fran Lulgjuraj

Te flasesh ose te shkruash per Mark e Kole Mirin(Dedvukaj) nga Hoti i Malesise se Madhe, do te thote te shkruash per nje ngjarje te rralle, per nje biografi interresante qe ka karakter dhe elemente te nje historie te shkurter, por te pasur te nje familje te thjeshte, modeste, por bujare, fisnike dhe kombetare, me virtyte te larta tradicionale, morale, nacionale dhe fetare. Te shkruash per keta, korifej te fjales se dhene s’eshte aspak pune e lehte, ndonese eshte detyre fisnike qe obligon. Per nje ngjarje te tille, unikale ne Historine e Malesise se Madhe. Dhe ku me te drejte munde te xhirohet edhe nje film dokumentare, sepse vellezerit Marku e Kola e shenuan ne nje menyre dhe periudhe te historise se Malesise, ne nje epoke te veshtire dhe delikate te luftes, qe pervec tjerash e karakterizonte skamja, dhe jeta e veshtire pa kushtet me elemtare te egzistences, konkretishte ne vitet 1945 – 1948, kure ne nje pjese te madhe te Ballkanit po instalohej rregjimi komunist. E posacerishte ne Shqiperi.
Pasuria apo bereqeti me i bukur i asaj kohe ne at gur – shkembi legjendare ishte besa, morali,  respekti, nderi, fisnikria shpirterore dhe dinjiteti personal e familjare, virtyte keto te larta  tradicionale, me te cilat jemi krenuar para botes tjeter. S’ eshte e tepert te ceket se keto duhet te jene edhe sot, por edhe neser moto e jetes apo filozofi jetesore per gjeneratat e tashme dhe te ardhshme. Civilizimi dhe standarti jetesore nuk guxojne qe t’i, zbejne keto tipare, ndonese vertet perpjekja per devalimin e disave prej ketyre virtyteve, gjoja se i takojne te kaluares dhe se jeta bashkekohore dikton e imponon vlera te tjera.
Markun e Kolen i njofta mjaft mire. Ngase deri diku kam qene bashkekohanik me ta, gje qe ma lehteson detyrimin te jap kontributin tim per perjetesimin e kesaj episodie te lavdishme te jetes se tyre. si nje
‘’Mozaik’’ i Beses, dhe keshtu te ngrisim nje ‘’permendore me shkronja’’ apo nje epope ne proze per keta dy burra te malesise. Per fatin tim te mire kam pase rast qe nga afer te njihem me ta, te bisedoj te takohem e te rri me ta. Nga takimet e mia me me keta dy burra kreshnik malesore si per shembull, ne dasma, ne rruge, ngushellime, festa, e ndenje te tjera, sipas zakoneve dhe tradites malesore. Asnjehere nuk pata rastin ti degjoj qe ata te flasin per vepren e tyre.
Kjo kuptohet se perkonte me moralin e forte e burrerin e tyre, c’ka flet qarte edhe per modestine dhe thjeshtesin e tyre, si dhe karakterin fisnik shpirterore, Gatishmeria qe te ndihmosh tjetrin, te sakrifikohesh per te afermin, apo dashamirin qofte ai edhe i panjohur, e cmoj dhe e vleresoi si virtyt te larte njerezore, kurse te jesh gati te japish jeten per tjetrin per t’i qenderuar besnik ruajtjes se tradites burrerore, pra te jesh gati te behesh viktime per besen fjalen – e dhene – e cmoj si gjene me te larte, me te shenjet.
‘’Ideal i Jetes’’. Te tille ishin Marku e Kola qe i qenderuan besnik kesaj filozofie jetesore – si karakteristike e gjallerimit ne trojet tone. Ata qenderuan si vigan dhe te paluhatshem ne traditen e vete dhe te pareve te tyre,  edhe ne burgjet dhe gjygjet e Shkodres dhe Cetines ne Malin e Zi. Madje Marku si besimtare i forte dhe si njeri i devotshem, nuk pranon ase ne gjygje te bej be te rreme, duke besuar ne zotin dhe drejtesin, pranon qe ‘’fajin’’apo pergjegjesin e vepres humane ta mbaje  per te shpetuar te vllane Kolen. Mirpo krejt puna nuk perfundon ne gjygj. Rasti e solli qe ushtaret e Toger Babes famekeq te arrestojne Kole Mirin dhe te lidhur duarsh e cojne ne shtepin e Marash Lushkut Dushaj, ku ishte ndezur zjarri per ta pjekur e gazepuar Kole Mirin.
Per ta detyruar te tregoje se ku gjindej Gjelosh Gjoke Luli, te cilin arriten ta mbajne te fshehur per afro dy vjet,  pasi komunistet Shqiptar dhe Jugosllav e kerkonin per ta kapur dhe egzekutuar. Kuptohet se
Kola nuk nxorri ze dhe ase qe kishte ndermend te fliste nje fjale se ku mshefej Gjeloshi qofte edhe nese shkrihet prane zjarrit te pamshirueshem. Fati i Koles, por edhe gjetja zonjes se shtepise, e cila duke  sjelle nga jashte dru per ti vene ne zjarre, gjoja e harroi deren celur, gje qe ne ate atmosfer te zymte dhe ne gjysem terri ishte sinjal per Kolen qe t’ua mbathi kembeve. Moment qe Kola e shfrytezoi mjeshterisht duke ikur me shpejtesi si vetima, ndonese i lidhur duarsh u iku partizaneve te Toger Babes dhe  naten pa hene dhe me shi neper ate rruge pa rruge, kercen permbi gure e shkrepa dhe si ai shtegtari i Ndre Mjedes ‘’perpin rrugen si harusha’’drejt lugut te Cemit dhe ia beh ne shtepin e Prele Ucit Lulgjuraj ne Cem te Selishtit. Te kota ishin ankesat dhe dhe britma karakteristike e ushtareve te Toger Babes qe edhe sot e kesaj dite ruhen te fresketa, iku Kola, iku Miri. . .
Keshtu shpetoi Kola nga vdekja e sigurte qe po e shihte me sy, nga zjarri i druve te qarrit dhe shkozave te Bukoviqit, nga i cili do t’i dilte shpirti me gazep, por jo edhe fjala, madje asnje shkronje se ku gjindej
kusheriri i tij.  Gjelosj Luli.
Marku e Kola me shembullin e tyre te pashoqe, unikal, ndonese te pa shkoll e ne flake te zjarrit shkruan nje faqe te ndritshme te librit te tradites sone te lavdishme. ‘’Per bese te dhanun’’. Ata me vepren e tyre burrerore e njerezore nuk deshten te krijojne kapital, as qe krenoheshin me kete pune kaq te madhe, por e konsideronin kete akt si nje gje te zakonshme, si pune normale, sic, thonin ata, qe do ta kishin bere edhe shume e shume burra te tjere nga Malesia ndonese vepra e tyre flet vete, ata nuk deshten te flasin per te sipas burrerise tradicionale , se trimit si takon te flase per vepren e madhe, por te tjeret flasin per te, pra,  jo une per vete, por te tjeret per mua, per ne. Ka qene ky nje specifikim i jetes se Malesorit ne ato malet legjendare ne ato majat e thepisura nga te cilat thua se malesori u pajis me forcen e qenderimit te pa epur, me te cilin u beri balle stuhive dhe rrebesheve te shumte nga e kaluara e idhte, por edhe e bujshme dhe e lavdishme. Vllezerit, Mark e Kole Miri(Dedvukaj), per nje tradite te tille dhe duke jetuar ne ato male dhe ne ate gur, mbeten te forte si shkembi, te pathyesheme te paperulur gjate gjithe jetes se tyre karakteristike, aspak te lehte, por madheshtore. Vepra burrerore e Mark e Kole Mirit i jep kuptim jetes e ben ate me te gjalle, me interresante e me te pasur e fisnike. Vepra e pashoqe e Mark e Kole Mirit mbetet e perjetshme, kurse aktoret e saj i ben te pavdekshem. Nje akt i tille madheshtore mbushe me krenari jo vetem familjaret dhe paseardhesit e tyre, por edhe cdo malesore, nderkoh qe vepra e tyre eshte edhe mesazh historik, porosi e perjetshme. Vleresim qe duhet ta bejne patjeter dhe sa me pare,  drejtuesit e Bashkise Malesi e Madhe si intitucioni i vetem qe i perfaqeson Malesoret ne te gjithe Boten, duke u dhene nje titull nderi nga nje komision i posatshem dhe vleresues per ti vene keta dy malesore vigane ne vendin qe u takon.