VAPA DHE FENOMENET E NATYRES/ Zjarr masiv në juglindje të Lisbonës, Portugali, bilanci tragjik flet për 57 të vdekur

Numri i të vdekurve nga zjarret në pjesën qendrore të Portugalisë arriti në 57, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të vendit, ndërkohë që më parë ishte raportuar për 43 të tillë.

Zjarre të fuqishme shpërthyen dje në mbrëmje në rajonin Leiria, në qendër të Portugalisë, sipas sekretarit të Shtetit për Punët e Brendshme, Jorge Gomes.

Zjarret shpërthyen dje në orën lokale, 15:00 (14:00 GMT) në komunën e Pedrogao Grandes.

Numri i lartë i viktimave erdhi pasi flakët përfshinë shumë makina që udhëtonin pranë një rruge, që gjendej shumë afër pyllit, thanë dëshmitarë të ndryshëm.

Një zjarr masiv në pyjet e Portugalisë Qendrore, la pas vetes të paktën 57 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ky duket të jetë zjarri me vdekjeprurës në Portugali.

Jorge Gomes, sekretar i shteti për punët e brendshme, tha se numri më i madh i të vdekurve ishin udhëtarë me makina që u gjetën në rrugë kur shpërtheu zjarri.

Zjarri shpërtheu të shtunën në zonat malore të Pedrogao Grande, 200 kilometra në juglindje të Lisbonës, në një periudhë vape të madhe dhe rrufesh pa shi.

Zyrtarët thanë se mbi 600 zjarrfikës janë përfshirë në betejën me zjarrin.

“Fatkeqësisht kjo duket të jetë tragjedia më e madhe sa u përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa.