Valbona, Olimpi i Alpeve shqiptare, e perëndishmja tokësore e natyrës së egër qa paqton shpirtrat deri në kufijtë e blatimit

Nga Albert Vataj

Edhe këtë vit më huqi mundësia për të shkuara atje, atje në Olimpin e Alpeve shqiptare, në Luginën e Dragobisë, atje ku malet stuken në bardhësinë e reve, tafti i eterit, thellon deri në caqet e një ngjarjeje galaktike.
S’mujta edhe këtë vit me ken pjesë e kësaj Iliade ilirike, me hy solemnisht në hollin e gjunjëzimit të shekujve dhe naltësimit të etërve dhe dijes, s’deshta të ndihem Perëndi, por ta preki të perëndishmen e kësaj natyre, e këtij hiri, e kësja madhështie që sinjifikon Parthenonin natyror.
Është e vërtetë se aty nuk sajuam ndonjë reale idilike përfytyrimesh, nuk mëkuam ambrozi asnjë vullnese të gjallë që ndezi legjendën, këtyre shkrepave dhe feksi shtojzovallet, këtij shkumëzimi Valbone. Po është gjithçka e mundur në të pamundunën e një ëndje, të ndihesh n’pendim.
Ani, kjesh e ika kokëulun si kreshtë nën mjegull, dhe mbeta shpirtnisht në çfarë i besova shpirtjes së fjalëve dhe zjarrmimit të zemrës, së ëndur tingujve të ligjërimit, pa harpë e lirë, por me lahut e sharki.
Kjesh dhe mbeta nën këtë peshë madhështie, të krrysur nën këto fjalë, poshtë vlagës së kësaj parmende shpirti dhe përjetimi. I qëndisa ndijimet me zjarrin e pashuar të atij Olimpi, mbetur pa Perëndi dhe Trojat ngadhënjeva kuajve prej druri që stisa mungimeve.
I pushtova harrimit të gjithë vitet e andjeve dhe kujtesave i zgjova, me një prekje, puthje ndoshta.
Dhe rijetova çastin brenda shkelqimeve zemëratëse të një Odiseade epike, duke qëmtuar pritjet brigjeve dhe duke gjetur Penelopat e padurimit tim, teksa endin e sh’endin avelmendin e kujtimeve të mia.
Kjesh dhe do t’i jepem zjarrmueshëm krahonirit tand të epshëm, yshtjes të shkëmbinjve dhe vërshimit shkumëzues, Valbona e Eposit, urtimi i uturimës së legjendave, që zashëm poterisin nëpër fjalë dhe shkëmbij.
Nalton hirin e vet ky trill i natyrës, deriku qielli prek retë, e zdryp me turr, shpesh tërsëllitshëm, përmes rrëmetit të poterës dhe shkallmimit të prehjes, që merr formë tue u ba gjoksi i kushtrimt të nji jehone, qi ndigjohet kahmos, në kujtesën e gurëve që dirgjen me shkumëzimin e bardhë të ujit brisk t’ftoftë. Hepohu me thirrjet e zërave që mbetën të murosur nën këtë qiell që ther, Luginë e Dragiobisë, Valbonë, ma e bukura e vashave.
Valbon, e stolisun me vello resh e vezullim yjësimi në syt që rrëzohen hutimit në ty, pahet e baresh nëpër ëndje dhe adhurime. Me gurgullimin tan t’zallamahishëm, për synin dhe veshët e shumkujt ngaset me ken jo ma shum’ se një proces rutinor i vërshimit të ujit qelibar, nji ngjarje që natyra e mistifikon dhe koha e truc. Kjo kand marroke i blatohet gjasmimit të përplasjes së shkaku mbi pasojën, ngulmit eroziv të prejkohjes me të tashmen, të mbetun dorzan paaftësisë për tu ba pjesë e pranis tonë toksore.
Gërshetat e kësaj vashe biblike, e derdhin joshjen e kandshme, drojshëm, tue e lan rrugëtimin e këtij hiri hyjnie në këtë gufim shkëmbor që lshohet turraz përmes maleve që e strukin nën vedi. Dimra të acartë e shkallmime të kijametshme vërshimi shkumëzues, ruajnë ato gurë në qëndresën e tyne kohëve që erdhën e shkuen tue u zbardh në faqen e tyne, e tue u deh në jehonën e maleve.
Për shumkënd qi don me ken qoftë dhe një dekik, pulsi i fuqishëm i këtyre maleve, vërshimi i hareshëm i Valbonës, çasti i flatruar në ajrin e qiellt krahflakëruar, e ka t’pamujtun me gjet një përngjasim me kurrnji harbim tjetër dëshirues.
Gojtari s’ka me pas me e lëmu këtë gërshet që shkumëzon përmes krekosjeve madhështore të maleve, këtij kushtrimi që thepon prej t’pamundunes me i kap majat, t’cilat pothuaj tanaheret kredhin kryet në re.
E njata që kanë sos me i dal ballë zotnimit tonë të andshëm, bora e përjetshme ua qëndis thinjat, e nji oshëtimë që përplaset në heshtjen tonë, si një cohë e hollë, i lëshohet hera-heras, tue ia skuq faqet si e xanun n’faj, kur pahet me perëndimin.
Ngërthimi i këtij vërshimi shkëmbor pas gurëve mitik, asht tharmi i një kompozimi të heshtur, prelud i një gjasmimi dehës, që tue u përzi me fëshfërimën e gjetheve luejnë nji simfoni, kohët e së cilës i gjejm të shkrume në ngazëllimin që na pataks kjo melodo që mëkon pamja.
Këto shkëmbinj ciklopik, që Zoti e din se si kanë shtruar gjithë atë udhë që merr përposhtë Valbona, janë vetë epika e këtij motivi folklorik, kësaj piskame që na ngjeth me ngjyrën dhe thellësinë që cek e thell n’ne mbetet i beftë.
Na jena thjeshtë syni dhe shpirti i nji përjetimi të çastit që përfundet brenda nesh, tue e shndërru këtë bukuri të natyrës, këtë gostitje solemne të Zotave në nji dëshirim që gjithherë na deh e na trazon, si çdo dashni dhe adhurim.
Kjesh mbush me kang e legjenda, mora lahute e sharki, terrin e syve t’poetit epik mora në pamësinë e këtij dëshirimi dhe ardha si një Perëndi, me za e zemër, Olimpi i adhurimeve t’mia.
M’pret e di, siç pret borën, vijmë zbardhue me nuset e legjendave e lajm sytë në shkumëzimin tand Valbonë, e ti shihesh n’ne, se si vërshon tue shku kah legjenda ngre altar natyrën tande.