UNHCR: Fati ndëshkoi mbi 10 mijë persona duke e kaluar Mesdheun për një jetë më të mirë

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara thotë se më se 10 mijë vetë kanë humbur jetën, prej vitit 2014, në përpjekje që nëpër Detin Mesdhe të kalojnë në Bashkimin Evropian.

Në raportin e UNHCR-së të publikuar sot, theksohet se vdekjet e emigrantëve në det janë shtuar dukshëm në vitin 2016, duke arritur në gjithsej 2,814, prej fillimit të vitit.

Aktualisht, qindra njerëz po e humbin jetën gjatë javëve të fundit në një seri të fundosjeve vdekjeprurëse të anijeve në Detin Mesdhe.

Ky raport u publikua derisa Bashkimi Evropian i ka paraqitur planet e reja në përpjekje për ngadalësimin e fluksit të emigrantëve ilegalë nga Afrika.