UNESCO “detyron” qeverinë të anulojë koncesionin në Shebenik-Jabllanicë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë është detyruar të anulojë koncesionin për hidrocentralin Bushtrica 4 për shkak se kuota ku ishte parashikuar të ndërtohej ky HEC prekte Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Madje një nga nën zonat më të mbrojtura ajo e Rrajcës, që është futur në hartën e UNECSO si pjesë e Trashëgimisë Botërore duket se ka shërbyer edhe si nxije për të mos vijuar më tej. Detajet i  bëri të ditura vetë Ministria e Energjisë në njoftimin e anulimit të këtij koncesioni.

Anulimi i koncesionit

Në mbështetje te Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, Nenit 24 te Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar, PËR ARSYE SE: Zona e parashikuar për zhvillimin e projektit ne kuotat 1336-820 m.m.n.d në Lumi Bushtricës, sipas koordinatave përkojnë brenda territorit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, ku një pjesë e mirë bie edhe në zonën e përcaktuar si Nënzonë Qendrore e Rrajcës, me shkallën më të lartë të mbrojtjes dhe së fundmi edhe me zonën pyjor që u shpall nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës.

Si rrjedhojë, referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura datë Nr. 81/2017, datë 04.05.2017, Neni 16, pika 2 germa (c) nuk mund të lejohet asnjë lloj aktiviteti njerëzor.

Vendos: Anulimin e procedurës konkurruese “Dhënie me koncesion e hidrocentralit “Bushtrica 4”.

28 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)