Uashingtoni zgjat deri në muajin gusht të vitit 2018 mandatin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu do të jetë në detyrë deri në gusht të vitit 2018. Lajmin e konfirmojnë burime të Top Channel pranë Departamentit amerikan të Shtetit. 

Atij i përfundon mandati në janar, por zoti Lu do të jetë përfaqësuesi i Uashingtonit në Tiranë deri në fund të verës së ardhshëm.

Muajt në vijim do të jenë të rëndësishme për zbatimin e vettingut dhe Reformës në Drejtësi, në të cilën Donald Lu është angazhuar personalisht gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri.

Por, zgjatja e misionit të tij nuk është e paprecedentë. Edhe disa nga paraardhësit e tij kanë qëndruar në detyrë përtej mandatin që kanë pasur.