Turistët suedezë e belgë festojnë në Mirditën e promovimit të vlerave të traditës dhe folkut

/ATSH/ – Bashkia e Mirditës vijon përpjekjet për të evidentuar dhe prezantuar trashëgiminë e saj kulturore për sezonin artistik.

Ky është një moment nga dasma tradicionale e Mirditës, ku prezantohet i gjithë rituali folklorik.

Një organizim perfekt në kuadrin e projekteve zhvillimore të bashkisë Mirditë për turizmin e krahinës.

Kronologjia e dasmës është realizuar me detaje nga artistët e Ansamblit Mirdita.

Ky projekt i bashkisë së Mirditës synon evidentimin dhe promovimin e vlerave artistike të traditës muzikore me gjerë, duke bashkuar pasurinë folklorike e muzikore me atë natyrore e historike.

Drejtori i pallatit të kulturë në Bashkinë e Mirditës, Gjergj Marku, thotë se aktivitetet kulturore synojnë të joshin sa më shumë vizitorët e turistët e huaj që të frekuentojnë resurset turistike të Mirditës.

Dasma e Mirditës e performuar nga ansambli nga fëmijët deri tek të rriturit janë një joshje për turistët e huaj, sot kishim prezent suedeze që kanë ardhur enkas për këtë  event”, shprehet Marku.

Ritualeve të dasmës mirditore i janë bashkuar edhe turistët suedezë.

Ceremonia ka qenë impresionuese për ta, ndaj edhe do të jenë pjesë e valles shqiptare, ndërsa festohet martesa e dy të rinjve.

Dita e sotme e udhëtimit për të ardhur deri këtu ishte shumë speciale. Është shumë bukur të udhëtosh për të parë një dasmë shqiptare mes maleve,” shprehet njëra nga turistët.

“Ne vijmë nga Suedia dhe deri tani na ka pëlqyer jashtëzakonisht çdo gjë. Na ka pëlqyer edhe muzika e vallja shqiptare. Dhe ne po bëhemi gati që të mësojmë vallen shqiptare,shton një tjetër turiste suedeze.

Edhe për vendasit ishte tepër emocionues kthimi i ritualit të lashtë të dasmës tradicionale mirditore.

Një atmosferë e tillë, promovon traditën dhe kulturën tonë dhe për të huajt.

Kjo dasmë do të mbetet një kujtim i veçantë për turistët e sapoardhur në Mirditë. /a.a/ /a.g/