Presidenti Donald Trump në ditën e dytë të vizitës në Riad foli për rolin e fesë dhe raportet e SHBA me vendet e fesë islame. Trump tha se SHBA dëshiron të krijojë një aleancë kundër ekstremizmit. “Nuk kam ardhur këtu për të dhënë këshilla të mira, për të treguar se si duhet të jetojnë ata, të themi se kush janë ata dhe cfarë duhet të bëjnë”, tha Trump i cili shtoi: “SHBA duan një partneritet”. Kjo është një luftë e të mirës kundër të keqes, tha ai duke folur për terrorizmin. Trump u bëri thirrje vendeve arabe që terroristëve të mos u lënë vend askund në vendet e tyre”. 70-vjeçari paraqiti edhe vizionet e tij për raportet me fenë islame.
“Një ditë e jashtëzakonshme”

Në ekipin e Trumpit ishte edhe vajza e tij Ivanka. Përkundër ligjeve strikte fetare, Melania dhe Ivanka Trump, nuk kanë vënë shami koke. Organizatat e të drejtave të njeriut në SHBA kanë kritikuar Trumpin për marrëveshjet e armatimeve, sepse Arabia Saudite mbështet kryengritësit në Jemen. Arabia Saudite konsiderohet si vendi i katërt më i madh (në listën e Institutit Sipri nga Stokholmi), për të dhënat ushtarake, me një volum prej 63,7 miliardë dollarë në vit. Pas vizitës në Arabinë Saudite, Trump viziton të hënën Izraelin, e më pas edhe Brukselin, ku do të takohet me krerët e vendeve të NATO-s. DW