Trus aty… mos i korit musteqet.. je rrudhë… s’merr vesh…

Janë disa nga fjalët e djelmoshave të fb që m’i shkruejnë tek postimet e mia për politikanët që me dije e padije duan të jenë me zor LIDER.
Por s’di pse njeriu duhet të hesht para t’kqiave dhe s’di pse duhet t’pajtohet me mendime plehnash që u vjen era mengjes e muzg.
Ç’do t’thotë: Ti je artist dhe mos u përziej n’politikë se s’merr vesh ti. Mos e degrado artin e vetën. Po a i keni lexue biografitë e artistëve madhor, të cilët kan ba revolucion tue iu kundervu politikave të gabueme, apo knaqeni vetëm me fjalimet e “liderve të partive tuaja” dhe aty fillon e mbaron intelegjenca juej?
Pse të hesht artisti e pse u dashka të flisni Ju?
45 vjet isha argat i artit e s’folet për mua ( shumica as që e dini se isha artist, bile bile s’e keni dijt as që jam gjallë ) e tani që shkruej për ato që Ju i ndëgjoni dhe i shihni ma mirë se unë, tani doni t’ma cenoni mendimin e fjalën. Tani iu vret e verteta sepse i keni kusherijtë n’pushtet dhe s’doni t’ua kritikojmë (se fajtor jam unë që keni rritë analfabet e terpiana).
More t’mjerë, po unë vetëm po ua citoj fjalët që ata po i flasin çdo ditë n’media, s’po merrem unë me politikë. Unë e di se të gjithë janë të nji thesi e të nji sorte, por Ata i keni votue Ju dhe tani prej t’kqijve duhet zgjedhë njenin se edhe delet që janë dele e kan nji çoban e jo nji shoqni e organizueme që don me pas shtet.
Ditën e paqi qysh i keni mendimet e lidert. Tung!

***

Ky eshte postimi në profilin e tij në Facebook i Çun Lajçit, aktorit të mirënjohur kosovar.

Por ai Orfeu i skenes nuk ka vendos me hesht, nuk ka vendosur te beje kompromis me te keqen, po don me i’a leshu zanit me sa ka kivet e me denoncu, me e than ate çfare e mundon per gjithkend qe nuk don me i’a dit per send tjeter vec per vedin e vet.