TRISHTIMI I NJE SONDAZHI/ Gallup: 56% e shqiptareve duan te emigrojne. Shqiperia renditet me Kongon, Sirini dhe Liberine

Shqiperia nje vend qe historikisht dhe fizikisht eshte ne zemer te Evropes, renditet tragjikisht ne vendet ku popullsia e saj deshiron te braktis vendin. Pavaresisht standardeve dhe perpjekjeve te vazhdueshme per te ndertuar siguri dhe garanci, politika dhe qeverisjet duket se nuk i’a kane dale ta kthejne Shqiperine diçka me shume se nje mundesi per te perfituar, per abuzur. Klasa politike, por jo me pak vetedija qytetare ka bere qe ky vend ne zemer te Evropes te renditet me popullsite e vendeve afrikane per nga statistikat e emigrimit. Edhe pse Shqiperia nuk eshte nje vend i Botes se Trete, nje vend ne lufte, nje vend qe qeveriset nga junta ushtarake dhe perplasje civile, sikunder jane vendet qe renditen prane nesh ne listen e emigracionit, ajo vijon te jete nje shtet, i cili i debon qytetaret e saj. Nje jete me e mire, nje e ardhme me e sigurte per femijet dhe familjen, nje mundesi per te ndjekur endrrat, ka nxitur dhe vijon te nxis edhe sot me te njejtin zell shqiptaret t’i hyne aventures se emigrimit.

Sipas Gallup, 14 për qind e popullsise globale në moshë madhore dëshiron të emigrojë. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se aktualisht mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre.

Përfundimet kanë dalë nga një sondazh global, më i madhi i realizuar ndonjëherë, përmes të cilit Gallup ka pyetur direkt mbi 586 mijë veta në 156 vende të ndryshme të botës.

Sipas tij, shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftrat civile dhe konfliktet e armatosura.

Sipas Gallup, 62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. E dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Hahitin.

Albanian and Kosovo refugees board an airplane to Tirana and Prishtina, at Munich airport, southern Germany, July 14, 2015. About 110 Albanian and Kosovo refugees were extradited after their asylum proposal was declined. REUTERS/Michaela Rehle

Sipas Gallup, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56 për qind e popullsisë duan të largohen nga Shqipëria. Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.

Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.

Sipas Gallup, në periudhën 2010-2012 pjesa e shqiptarëve që donin të emigronin ishte vetëm 36 për qind. Ndërsa në 3 vitet pasardhëse pjesa e popullsisë që do të largohet nga Shqipëria gati është dyfishuar, duke arritur në 56%.