Trevat ilire ne mijevjecarin e dyte para Krishtit!

Ne fund te neolitit iliret banonin jo vetem ne truallin e sotshem te Shqiperise, por ne pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik. Fise te shkeputura ilire banonin gjithashtu ne brigjet veriperendimore te Azise se Vogel dhe ne pjesen jugore te Gadishullit Ballkanik.
Ne shekujt e mevonshem, duke ardhur nga veriu, kaluan neper Ballkan dyndje te forta popullatash te tjera indoevropiane, sic qene fiset helene dhe trake. Per keto dyndje nuk i azgjesuan dot iliret. Helenet u vendosen ne jug dhe traket ne lindje te Gadishullit Ballkanik. iliret qenderuan aty ku ishin, ne atdheun e tyre parahistorik.
Veten fiset ilire qe banonin larg kesaj treve, pesuan tjeter fat. Nen presionin e heleneve, iliret e vendosur ne jug te Ballkanit, dalngadal u zhduken si grup etnik. Fiset ilire te Azise se Vogel rezistuan me gjate. Per nje nga keto fise flet dokumenti me i lashte qe njihet deri me sot mbi iliret. Eshte nje papirus egjiptian i shekullit XIII para e. s…, ku permendet fisi i dardaneve, i cili banonte afer Trojes. Me vone, me pushtimin e Trojes nga Greket, edhe keto fise dalngadale u zhduken.
Si perfundim, ne fillim te mijevjecarit te pare para e. s…, atdheu i ilireve shtrihej nga gjiri i Ambrakise ne jug deri ne gjirin e Istres ne veri, nga lumenjte Danub e Vardar ne lindje deri ne detet Adriatik e Jon ne perendim. Jashte kesaj treve banonin vetem disa fisev ilire qe kishin kaluar brigjet lindore te Gadishullit Italik.

Nga: Kristo Frasheri & Stefanq Pollo