Tradita shqiptare e gatimit, një nga dashuritë e vendlindjes mbërrin edhe në Nju Jork

Tradita shqiptare e kulinarise eshte nje nga elementet perfaqesues, eshte nje nga ato mburrje nacionale, te cilat kane udhetuar dhe bashkeshoqerojne shqiptaret kudo qe jane neper bote. Jane te shumte ato sipermarres, te cilet, ndoshta duke rrezikuar kane bere qe kuzhina e restorantit te tyre te kete shqije shqiptare dhe vetem shqiptare. Kjo cope Shqiperi qe i vihet atyre nga pas eshte ndoshta nga me te dashurat, jo vetem per faktin se nga dashurite me te medha te njeriut, eshte ajo e gatimit, por sepse tradita e gatimeve shqiptare atyre i rikthen rinine, femijerine, vendlindjen, u rikthen te afermit, te shtrenjtit e tyre, te cilet mund te jene shuar keso jete.

Pronari i një restoranti në Nju Jork ka vendosur të ruajë traditën shqiptare të gatimit. Ai quhet Ramiz Kukaj dhe ka një ëndërr që do të ishte e guximshme për çdo pronar restoranti. Siç njofton nga Nju Jorku kolegu ynë Ilir Ikonomi, zoti Kukaj po përpiqet t’u ofrojë klientëve jo vetëm gatimin tradicional, por edhe një vështrim nga tradita dhe kultura shqiptare.