Topalli ‘ankohet’ tek zyrtarët gjermanë: Vendi pa opozitë, Basha rrënoi PD dhe s’lëshon karrigen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me zyrtarët e lartë të Bundestagut gjerman, Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine dhe Elke Kreiser, me të cilët ka ndarë shqetësimet për rezultatin e dobët të PD në zgjedhjet e fundit dhe situatën në të cilën gjendet sot kjo parti.

Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në FB Topalli shprehet se i kishte njohur zyrtarët gjermanë me kërcënimin me të cilin përballet sot PD, kur sipas saj kryetari aktual, Lulzim Basha pasi e çoi partinë drejt rrënimit, nuk e lëshon karrigen.

Postimi i plote i Topallit ne FB

Vendi pa opozite!

Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine , dhe Elke Kreiser.
Ata ishin njohur me rezultatin rrenueës te Opozites me 25 qershor .
Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.

I njoha ata me kercenimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur nje kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk leshon karrigen, edhe pasi ka rrenuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak , ose me nje renie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.

Une shpreha shqetesimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa nje opozite te vertete, si gjeja me kercenuese per nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature .