Tiranë: Mbyllet protesta e naftëtarëve të Ballshit. Qeveria premtoi pagat deri nesër

Protesta e naftëtarëve të Ballshit u mbyll me sukses sot në mesditë, kur ministria e energjisë dhe ajo e financave premtuan kalimin e pagave të tyre për dy muajt e fundit.

Afro 300 vetë, ose 1/3 e punëtorëve të Kombinatit të Përpunimit të Thelllë të Naftës në Ballsh protestuan para ministrisë së energjisë, duke kërkuar dy pagat e fundit dhe sigurimet shoqërore.

Pas një marshimi në këmbë dje nga Fieri në kryeqytet, tubimi u përqëndrua në sheshin Skënderbej, dhe një përfaqësi e tyre takoi ministrin Damian Gjiknuri dhe atë të financave Arben Ahmetaj.

Protestuesit kërkuan respektimin e të drejtave të tyre ligjore për pagat dhe sigurimet, mbrojtjen më të mirë të tyre dhe vazhdimin e punës në Uzinë me naftën shqiptare, pra me lënën e parë vendase.

Protesta e tyre u drejtua ndaj autoriteteve shtetëtore dhe private, që nuk u kanë dhënë pagat dhe sigurimet shoqërore përgjatë këtij viti.

Ata u nisën dje në mëngjes drejt kryeqytetit pas një tubimi në prefekturëe Fierit me parrullat “Poshtë Hajdutët” dhe “Duam Paratë Tona”.

Ky marshim erdhi pas një serie protestash më të vogla pranë uzinës së tyre, ku ata punojnë prej shumë dekadash.

Punëtorët e Përpunimit të Naftës në Ballsh nisën protestat një javë më parë për rifillimin e punës në kombinat, sepse remonti i saj ndaloi në fillim të dhjetorit.

Protestuesit kërkuan që shteti të ndërhyjë për të furnizuar kombinatin me lëndë të para vendase në mënyrë që të rifillojë puna.

Jozyrtarisht mësohet se së shpejti Kombinati mund të kalojë në duart e një operatori të rid he për këtë janë bërë gati edhe detajet e fundit teknike e ligjore.

Impianti tashmë është nën garancinë e një banke shqiptare dhe operatori ekzistues ka hasur në vështirësi të ndryshme dhe mund t’i hapë rrugën një operatori të ri.

Punëtorët pohojnë se deklaatat që Kombinati del me humbje është i pabazuar në realitet.

Sipas tyre, institucionet shtetërore duhet të detyrojnë pronarin që të shlyejë plotësisht pagat e punonjësve, si detyrim minimal ligjor.

Edhe pse protesta u mbyll sot, punëtorët thanse problemet janë atje të grumbulluara ndër vite dhe nevojitet një shqyrtim i detajuar prej inspektorëve nga ministria e financave dhe ekonomisë, nga drejtorina e tatimeve dhe Inspektoriati i Punës.

Sipas tyre, problemi nuk është thjesht marrja e pagës së radhës, që është maja e ajsbergut, por vazhdimi i punës dhe i prodhimit, në një nga bazat më të rëndësishme të ekonomisë së shtetit shqiptar.