Tiranë, 20 Nëntor 1944, fotoja e puthjes buzë më buzë e dy partizanëve

Kjo foto ka kohe qe qarkullon ne internet dhe rikthehet ne pervjetorin e saj, si nje thyerje tabush. Per kohen nuk ishte diçka qe mund të kapërdihej lehte, sepse nuk kishte asgjë te perbashket me te sotmen kur puthjet buze me buze te dy meshkujve, jo vetem nuk jane me sensacion, por rreken te jene deshmi e pranimit te hapjes se shoqerise, pranimit te diversitetit dhe te devijimeve.

Puthja e burrave, rivjen nga gazetari Kastriot Dervishi per te grishur dhe grisur, per te deshmuar dhe treguar ate çfare nuk eshte tabu.

Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit. Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës. Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh. Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës.