TIRANA NE ATMOSFERE FESTIVE/ Ceremonia spektakolare, inaugurohet sheshi “Skënderbej”, mijëra të pranishëm

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, sot është hapur sheshi “Skënderbej” për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Me këtë rast, një koncert festiv ëhstë organizuar nga bashkia e Tiranës me mijëra qytetarë të pranishëm.

Për ta bërë edhe më të veçantë këtë ditë, artistë të shumtë performojnë para të pranishmëve. Në koncert është i pranishëm edhe kryeminsitri Edi Rama, përkrahë kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Shpaloset xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane, Sheshi Skënderbej, që do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në facebook.

 Në program janë “Fragment nga Eposi i Kreshnikëve”, “Himni Kombëtar”, “Valle e Tiranës”, “Valle e Ansamblit Folklorik të Rugovës”, “Këngë arbëreshe”, “Orkestrale e Mirditës”, etj.

Sheshi “Skënderbej” është shtruar me gurë nga të gjitha trojet shqiptare dhe do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve.

Veliaj: Ky është një nga sheshet më të bukura në botë

Veliaj: Sot që e shoh sheshin me kaq shumë vëllezër e motra nga të gjitha trevat, jam i bindur se arkitektët tanë e të tjerët që i ndihmuan, i kemi dhënë një shesh dinjitoz vendit tonë. Kur shoh kaq shumë entuziazëm, kaq shumë qytetarë që kanë ardhur nga çdo anë e Tiranës, nuk ka më asnjë dyshim, kjo është një hapësirë absolutisht fantastike. Ky ëhstë një nga sheshet më të bukura në botë. Kam sot një lajm shumë të mirë. Ne nga dje jemi ftuar zyrtarisht për ta ftuar këtë shesh në bienalen e Çigagos, nga më të famshmet për arkitekturën. Si një nga projektet më të bukura sot në botë. Kur ne shqiptarët bëjmë plane të ëmdha në gjithmonë ja dalim.