Ti jemi mirenjohes pyjeve dhe ta shprehur kete duke i mbrojtuar

Nga Kristo Kauri

Komunitetet njerezore duhet te mesojne nga pyjet natyrore, nga ligjesite e bashkepunimit midis tyre! Druret nuk jane thjeshte drure, pa jete, por jane qenje te gjalla, qe levizin, qe marrin fryme, qe ndihmojne dhe mbeshtetin njeri-tjetrin ne cdo moment, dhe sidomos ne momentet e veshtira… Ato nepermjet rrenjeve, qe jane pjesa me inteligjente, ose truri i drurit, dergojne tek gjitonet, tek vellezerit, motrat, bashkepunetoret, tek kerpudhat, tek fauna… ushqim, sheqerna… mesazhe, aroma paralajmeruese, per semundje, rreziqe… Keshtu te bashkuar dhe te perqafuar njeri me tjetrin, formojne nje bashkesi, nje mekanizem gjigant, nje ekosistem te larmishem, plot jete energji, gjalleri dhe force, dhe nuk kane frike nga furtunat, ndryshimet klimaterike, rreziqet…

Druret poshte ne thellesite e tokes kryqezojne rrenjet njeri me tjetrin, nje perqafim unik, i vecante, i vertete, dhe ne hapesirat ajrore mbeshtesin dhe kryqezojne kurorat dhe deget, duke realizuar edhe ne keto hapesira nje perqafim magjik, mistik, plot ngjyra, befasi dhe emocione…

Keshtu te bashkuar dhe te perqafuar ne ajer dhe nen toke, rriten ne lartesi dhe thellesi, ne dy drejtime te kunderta, qe asnje organizem nuk e ka kete veti, duke na befasuar me forcen e tyre me boten mistike te tyre. Kjo ligjesi nuk erdhi rastesisht, por eshte nje pervoje e grumbulluar ne shekuj, pervoje qe pas shume dhimbjesh, deshtimesh dhe fatkeqesish, i detyroi qe per t’u pershtatur dhe mbijetuar, jane programuar ne kete menyre, qe te zhvillohen dhe rriten ne bashkesi dhe ne harmoni! Cdo dru eshte i programuar te luftoj per egzistencen e tij dhe te gjitha se bashku formojne bashkesine aq te domosdoshme per vazhdimin e jetes. Ai qe nuk lufton, qe nuk perpiqet, qe nuk ecen me bashkesin, thahet dhe vdes… Te gjitha betejat i kane fituar dhe do t’i fitojne, se jane te bashkuar dhe jo te vecuar. Vetem nje beteje po e humbasin, ate me pasardhesin e Homo sapiensis (Njeriun). Ka mbi 200 mije vjet qe kur kjo qenje dykembshe, e rrezikshme, me e rrezikshmja qe eshte shfaqur mbi planet, po e tjeterson, po e shkaterron po e gjunjezon kete pasuri. Gjate kesaj periudhe mijra vjecare, babezia e tij shkaterroi mbi 75% te mbuleses pyjore, dhe mbuleses se gjelbert te planetit, duke e bere jeten mbi planet me te veshtire dhe te padurushme per te gjitha qenjet, duke perfshire dhe njeriun. Dhe kjo sfide do te vazhdoje deri sa te pritet dhe pema e fundit qe do te jete dhe fundi i pyjeve dhe i mbuleses se gjelbert,por dhe fundi i jetes per cdo qenje, …por do te jete dhe fundi tragjik dhe i merituar i njeriut qe solli kete shkaterrim.