Thethi çel nesër zyrtarisht sezonin tursitik, në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Shkodrës

Një program i pasur artistik me koncert me këngë dhe valle folklorike nga grupi “ Treva” dhe grupi i valltarëve të qendrës kulturore “ Pjetër Gaci” do të jetë në qendër të këtij aktiviteti festiv. Po ashtu në kuadër të këtij aktiviteti do të hapet një panair me produkte vendore dhe shërbime turistike. Për vizitorët që do të jenë të pranishëm në aktivitetin e organizuar me rastin e çeljes së sezonit turistik do të organizohen guida në atraksionet kryesore të Thethit, si në Ndërlysë dhe Syri i Kaltër. Gjatë gjithë aktivitetit do të jetë e hapur ekspozita dixhitale me atraksionet turistike dhe të shtëpive pritëse.

Festojmë së bashku hapjen e sezonit turistik në Theth

FESTA E THETHIT – 27 MAJ 2017, ORA 10:00
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me „The Door“ organizon:

10:00- 10:30 Hapja e aktivitetit dhe përshëndetja nga autoritet pjesëmarrëse

10:30- 11:30 Koncert me këngë dhe valle folklorike
Grupi “ Treva”
Grupi i valltarëve të qendrës kulturore “ Pjetër Gaci”

11:30 – 12:30 Panair i produkteve vendore dhe shërbimeve turistike.
Kohë e lirë për drekë

13:00 – 16:30 Shëtitje e udhëhequr e atraksioneve të Thethit.
(udhëtim në Ndërlysë dhe Syri i Kaltër)

17:30 Mbyllja e aktivitetit

Gjatë gjithë aktivitetit do të jetë e hapur ekspozita dixhitale me atraksionet turistike dhe
shtëpive pritëse.

Festojmë së bashku hapjen e sezonit turistik në Theth FESTA E THETHIT – 27 MAJ 2017, ORA 10:00Bashkia Shkodër në bashkëpunim me „The Door“ organizon:10:00- 10:30 Hapja e aktivitetit dhe përshëndetja nga autoritet pjesëmarrëse10:30- 11:30 Koncert me këngë dhe valle folklorikeGrupi “ Treva”Grupi i valltarëve të qendrës kulturore “ Pjetër Gaci”11:30 – 12:30 Panair i produkteve vendore dhe shërbimeve turistike.Kohë e lirë për drekë13:00 – 16:30 Shëtitje e udhëhequr e atraksioneve të Thethit.(udhëtim në Ndërlysë dhe Syri i Kaltër)17:30 Mbyllja e aktivitetitGjatë gjithë aktivitetit do të jetë e hapur ekspozita dixhitale me atraksionet turistike dheshtëpive pritëse.

Posted by Bashkia Shkodër on Donnerstag, 18. Mai 2017