“The Washington Post” artikull për radikalizmin, Manjani: Varfëria, faktor kryesor për nxitjen e tij

The Washington Post” i ka kushtuar një artikull të gjatë rrezikut nga radikalizmi në Shqipëri. Në titull thuhet se Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i SHBA-së shqetësohet për shfaqjen e ISIS. Gjithashtu në artikull tregohen historitë e shqiptarëve që kanë humbur jetën në Siri duke luftuar për ISIS.

Në shkrim thuhet se më shumë se 100 shqiptarë kanë udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për tu bashkuar me militantët e tjerë të grupit terrorist. Madje ata kanë përdorur internetin dhe rrjetet sociale ku u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre që të bashkohen.

Mirëpo, theksohet se qeveria e Shqipërisë po merret të gjitha masat për ta ndaluar një fenomen të tillë.. Madje së fundmi kanë kaluar ligje në parlament, të cilat ndalojnë pjesëmarrjen në këtë organizatë terroriste. Ndërsa shërbimet e sigurisë kanë goditur rekrutët që udhëtojnë nga Iraku dhe Siria. Në një intervistë për “The Washington post”, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për këtë çështje. Ai thekson se në vendin tonë nuk është problem feja, por edukimi.

“Feja nuk ka qenë kurrë problem këtu, por edukimi. Është mungesa e një shoqërive të zhvilluar dhe këtu ndikon edhe varfëria, sidomos në zonat e thella. Kur ndodhesh në një situatë të pashpresë, ekstremistë mund të përftojnë dhe të ‘peshkojnë”, tha ministri Manjani.