Gazeta, nën titullin “COME ON AL-BABE-IA”, shkruan se tifozët shqiptarë kanë fituar zemrat përgjatë ndeshjes me Francën – ndonëse ajo i çoi në prag të largimit nga Euro 2016.
“Mbështetja e pabesueshme nga tifozët e Shqipërisë është pamje që s’duhet harruar, siç edhe mund ta shihni në fotot e mëposhtme”.
“Shqipëria duhet ta mposhtë Rumaninë në ndeshjen e fundit të grupit, të dielën, për të pasur ndonjë shans që të kualifikohen si një prej katër skuadrave më të mira të vendeve të treta”.
“Ne jemi me ju”, shkruan The Sun.