TERMETI I LISTAVE TE KANDIDATEVE/ Shpërthen Astrit Patozi: Basha po e fut PD-në në shtigje të rrezikshme!

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi përmes një statusi në Facebook sqaron kafen që ka pirë me disa deputetë të PD-së, të pa përfshirë në listat e kandidatëve për deputet dhe nuk e fsheh pakënaqësinë që ka ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ai thotë se Basha po e çon partinë në shtigje të rrezikshme.

Statusi i plote
KUSH PO NA E RRIT ÇMIMIN E KAFES

U bene ca dite qe kafja nuk na kushton me 100 leke, por ndoshta 100 fish me teper, me kedo qe ta pime. Kete po mendoja tani kur u ktheva ne shtepi dhe pashe ne media aq shume lajme dhe spekullime mbi nje takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sules etj.

Eshte shume e vertete qe kemi qene bashke sot, sic ka shume mundesi qe neser e ne vazhdim te kete shume me teper kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetem. Se partia jone dhe e djathta jane shume me teper se aq. Eshte pjese e jetes, e punes dhe e perditshmerise sone, se jetojme ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithe ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushates e nxisin ngritjen e temperatures politike ne Shqiperi.

Sa per teorite e konspiracionit eshte, jo vetem fenomen shqiptar, se shtypi eshte i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijoje. Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetesimin e perbashket se Partia Demokratike, per shkak te udheheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume dhe se nuk ka asnje shans te mos kthehet.

Por nderkohe, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejen e vetme dhe me te rendesishme e kemi me kundershtarin perballe, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzen tone, deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike.