TERMET NE PARTINE DEMOKRATIKE/ Lulzim Basha spastron partinë, largon kërcënimin për karriken e kryetarit

Partia Demokratike pergatitet per “Republikën e Re”. Kryetari i saj dhe ish-kryetari, ekskluziv ne hije kane projektuar si fillim i betejes elektorale nje fushate prerje kokash. Fillon me ata, te cilet dencuan “çadrën” dhe përfundon me ata, të cilëve u mbaron mandati i marreveshjes politike.

Partia Demokratike, do të garojë në këto zgjedhje, pa deputetët kritikë, themelues dhe ata që punuan për opozitën. Lista e PD-së, mund të themi se është një suprizë por kreu i PD-së, Lulzim Basha tha mbrëmë vonë se vendimi për listat ka qenë mjaft i vështirë. Mirëpo, në listat e reja të PD-së nuk janë 28 deputetë që u zgjodhën në listat e vitit 2013. Në lista ka plot të rinj, por shumica e grupit aktual të PD-së nuk është më. Më poshtë janë emrat e deputetëve që nuk u rikandiduan.

LISTA

  1. Asllan Dogjani
  2. Kastriot Islami
  3. Keltis Kruja
  4. Majlinda Bregu
  5. Myqerem Tafaj
  6. Bedri Hoxha
  7. Roland Keta
  8. Igli Cara
  9. Kosma Dashi
  10. Bedri Mihaj
  11. Arben Imami
  12. Arbiola Halimi
  13. Eduard Selami
  14. Genc Ruli
  15. Eleina Qirici
  16. Gjergji Papa
  17. Ridvan  Bode
  18. Mimoza Hajdarmataj
  19. Albina Deda
  20. Gjovalin Bzhetaj
  21. Jozefina Topalli
  22. Irma  Kopliku
  23. Astrit Patozi
  24. Liljana Elmazi
  25. Mhill Fufi (u largua nga PD)
  26. Mesila Doda (u largua nga PD)