TE REJA NGA PERFAQESUESJA SHQIPTARE E FUTBOLLIT/ Largohet De Biasi? Kush do të vihet në krye të kombëtares

Trajneri i Shqipërisë Giani De Biasi është në fund të kontratës me kombëtaren tonë dhe duke i shtuar dhe humbjet e njëpasnjëshme kuq e zinjve, vështirë se mund të ketë rinovim me teknikun italian.

Ashtu siç e tha dhe presidenti Duka një ditë më parë, rinovimi i kontratës së De Biasit është gati i pamundur. Por kush do të jetë trajneri i ri i kuq e zinjve?

Një ndër emrat që flitej më shumë për të marrë stoli e kombëtares shqiptare ishte Besnik Hasi, por ky i fundit sapo ka firmosur për gjigantët e Greqisë, Olimpiakos.

Ndërkohë që në horizont është shfaqur emri i ish-zv.trajnerit Paolo Tramezani.

Tekniku italian nuk ka rinovuar me Luganon dhe shihet si një mundësi e mirë për të marrë drejtimin e Shqipërisë, duke parë de marrëdhëniet e tij shumë të mira që ka me një pjesë të lojtarëve të kombëtares.

Duhet theksuar fakti se me largimin e Tramezanit nga kombëtarja shqiptare, filluan dhe pakënaqësitë e para brenda grupit.