Te paret e Kelmendit erdhen nga Trieshi

Gojdhenat krijojne bindjen dhe qartesojne se ky fis e mori emrin nga i pari, i quajtur Kelmeca. Prinderit i kishin banuar diku ne Drekal te Kucit. Vdekja i mori, por lane nje djale te vogel. Shtegtoi dhe u be rrogtar ne Bekaj te Trieshit.Emri i tij i vertete ishte Ahmat. i urte,i pashem aq sa i nderruan emrin per ta thirrur me perkedheli ‘’Kelmeco’’. Ne shtepin ku u pajtua rrogtar jetonte nje vajze me emrin Bumce.Cdo dite kullotnin delet se bashku. Kaluan ca vite.Vajza qe kishte hedhur shtat si zane mali ra ne dashuri me Kelmecin. E frenonte zemra e rrogtarit nevojtar per te kuptuar ndjenjat e saj qe te merrte guximin t’i shfaqte ate qe ndjente per te. Erdhi nje dite qe Bumcja ta mundte ndrojtjen. Urte e bute mori guximin t’i shfaqe dashurin e fshehur ne zemren e cilter te saj dhe i thote Kelmeco, je prej mishi apo prej guri? Je njeri apo je engjell? S’e kupton qe une po shkrihem per ty?
I befasuar, por edhe i dehur nga dashuria, sic ngjet kure linde mes dy te rinjeve,iu pergjigj. Lum vajza,nuk jam as prej gurit,as nuk jam engjell.Mish e gjak te riu kam.Por nje gje dua te ta them, yt ate me jep buken,me ka besue e mbajt si rob te vetin.Ndera nuk dhunohet. Ta bejme me mend kete pune.Me kete dua te them se, nese vertete me do e kerkon te mos ndahemi kurre nga njeri – tjetri,te ndajme gezimet e hidherimet bashke, te krijojme jeten si gjithnje te martuarit,mbushja mendjen tyt eti dhe, nese i len ne zemer atij une te marr per grua. Bumcja me zgjuarsi, takt dhe durim beri te gjitha perpjekjet derisa ia mbushi mendjen te atit.Mori bekimin e tij dhe u martua me Kelmecin.Cuditerisht, me te marre vesh ngjarjen, fisi reagoi ashper,duke mos u pajtuar me faktin se si nje Bekaj ia dha te bijen nje jetimi pa plang e pa shtepi?!…. Kanuni e perzuri.Nje i huaj sipas tyre, s’ mund te vllazerohej me ta. U detyruan te blejne nje ‘’bisht’’ mali ndermjet Tamares e Grabomit qe u thirr Bishtan. Me vone Peshtan. Perendia vuri doren ne zemer. U fali shtate djem. Tre vdiqen kerthinje ku u jan harruar edhe emrat. Kater u bene burra. Quheshin Seli, Nili, Vuli, e i fundit Voli… Nga keta te katert u krijuan bajraket e Selces, Nikcit, Vuklit e Boges te pagezuar se bashku me emrin e te parit, Kelmend. Vjen casti i padeshirueshem, por edhe i pashmangshem qe Kelmeci te semurej rende sa te mos munde te ngrihej me nga shtrati. Therret te kater djemte. E nisi me fjalet se po u le fukara pa pasuri e gje ne dere.
U kujtoi te shkuaren e tij kure ishte pasuruar duke punuar si coban, mjeshter gedhenes guresh e derrasash, por edhe per udhtimet qe kishte ber si pasanik hipur mbi kalin me shale. Dhe per te dale, sa pa humbur kohe, aty ku kishte dashur, shtoi. Ne kujtim te atyre koheve kam ruajtur sic i shihni vjerrur ne mur. Kerraben,Shalen,Lahuten dhe Spaten. I pari Seli per t’i dhene force e zemer te atit u cue e mori krraben e iu drejtua Do te shoh dite te mira me kete krrabe, or babe, qe do te thote zgjolli cobanin bagtine. Ia priti Nili me shalen kapur ne dore, i tha Si lum baba do te udhtoj mbi shpin te kalit te shales.
Sa per mue thote Vuli, mos ki pike meraku babe.Po s’mujta ndryshe, me rrena e kacarrena kam me dale diku ne breg. I ati e nderpreu Po ti Velo, c’mjeshtri po merr?
Po marr lahuten babe qe te behem mjeshter si ti !
Tashma pa merak se djemt s’ po e leshojshin veten, i ati u thote Zoti ua prift mbar, o djemt e mi ne rriskun qe ai i lumi u ka shenue!. Djemt u rriten. U martuan.Bijte e Kelmecit paten shume djem e vajza.
Bishtani ishte teper i ngushte per jetese. Filloi konflikti me vendasit kufitare qe ishin banues ne keto vise para Kelmecit. Kufitaret e atyre luginave ishin te bute dhe pasardhesit e Kelmecit i quanin ‘’Qyqare’’ Qeveriseshin nga nje kryetar. Te merzitur e te revoltuar nga mbrapshtite e nipave te Kelmecit, u mblodhen ne kuvend per te percaktuar rrugen qe duhej te ndiqnin ne fisin e ri te Kelmecit.
Kryetari ishte i ndjeshem, i urte dhe i keshillon njerezit e tij qe, perpara se te ngaterroheshin, te benin nje prove. Dhe u thote. Po u bejme nje rreng. I therrasim per dreke dhe, pasi te lajne duart, po u shtrojme sofren ne funde te odes ku do te hane buke. Po qe se keta aviten si qyqare ne sofer dhe hane pa u ndigjue, do te thote se na e kane friken. Ne do te rrime serbes. Po bene fjale dhe nuk e hane buken e marres, ta dini se jane me te forte se ne. Atehere duhet me leshue. E pane te arsyeshem mendimin e kryrtarit, dhe vendosen me veprue si tha ai. Por nje djale vendas qe ishte probatin me Selin e njoften kete per ate vendim qe kishin marre. Seli njofton menjeher fisin e vete. Dreka pergatitej dhe vijne perfaqesuesit e fisit te Kelmecit. Filluan te vendosen ne Sofer, andej nga fundi, sic ishte planifikuar. Por, pa u ulur, filluan te shkelmojne sofren, e permbysin dhe dalin nga shtepia te zemeruar, duke thene
Malet e kane zakon me e nderua mikun ne krye te vendit, por ju nuk dini se c’ eshte burreria. Kesaj pune keni me ja pa sherrin
Te frikesuar nga ky kerrcenim, vendasit u detyruan te lene vendin, duke marre poshte per ne Leqet e Hotit, per te gjetur vende tjeter per te jetuar. Probatini i Selit, kur doli ne Rapshe filloi te pendohej e s’ donte te largohej nga vendi i tij. i genjen vllezerit duke u thene se ishte i detyruar te kthehej ne katund pasi atje kishte harruar zagaret. U munduan vllezerit qe t’ia kthenin mendjen, por ai nguli kembe ne te veten. Porositi ta prisnin deri te nesermen ne mezdite. Nese nuk kthehej te mos e prisnin e te vazhdonin rrugen, sepse ai s’do te ishte me gjalle. Me te vendosi te kthehej edhe nje i squt ….
Sipas fjales, vellezerit priten deri ne kohen e caktuar. Kure e pan se s’po vinin, i pari i vellezerve, duke dyshuar, mallkon me keto fjale. Ne kjofsh mbete diku more vella, u pafshim ne ate jete,por ne kjofshe gjalle, mbi tri shtepi mos shkofsh!
Ka shume vite qe ky fise eshte zhvendosur ne Kodra Reke te Ishmit ne famullin e Bizes. Keta jane shtepia e Mirash Preles e ne kufi me ta edhe squtet, te cilet thuhet se e moren emrin nga kjo ndolli
Kohe me pare, ne mesjeten e hershme, nje shqiponje ne Kelmend ishte mesuar t’u leshohej si vetetima njerezve e t’i cukiste ne maje te kokes. Pastaj u hante trute. Djaloshi qe dallohej per trimeri, nje dite vuri nje kaki (sac) ne koke. Ne dore mbante nje shpate te mprehte. Shqiponja, sa e dikton, i leshohet mbi koke. Djali e pret me kaki dhe me shpate e ndan shqiponjen me dysh. Qe atehere fisit te tyre u mbeti emri squt (seatum). Pasi mbetet vendi shkrete, fisi I Kelmendit ndahet ne dy lagje qe njihen me emrin lagje e Kelmendit. Seli me Probatinin zune vend ne katundin qe mori emrin Selce. Nili ne Nikc,
Vuli me Volin ne Vuklin e sotem. Nuk kalon shume kohe e Seli me Probatinin shkojne tek Vuli. Marrin dhe kete me vete Volin dhe shkojne me bujte tek Nili. Te nesermen marrin zagaret per gjah. U bie ne sy nje lugine e bukur. Duke e pare se Volit po i pelqente, u leshuan si te terbuar mbi banoret e atij vendi, te cilet u frikesuan dhe iken. Ky vend i mbeti Volit. Qe athere e mori emrin Bogna. Ne perkujtim te te parit te tyre te kater vellezerit e lane Beshtanin te pandare. Qe atehere e deri me sot ky vend u perkiste bajraktareve te Kelmendit. Persa u perket anasve, qe ishin autokton, ka mendime se kur u larguan moren Qafen e Godise dhe u vendosen ne Kosove. Duket se ikja e tyre rrjedh nga rritja e numerit te kelmendaseve qe gjenden ne ate krahine. Por ata nuk e pranojne se jane anas, por kelmendasit e vendosur me vone ne ato vise. Edhe sot keta e tregojne bajrakun e vellazerise se tyre me Kelmendin (kryesisht me Nikcin dhe krenohen me fisin e vet). NIKOLLE SHYTI