“Te Paekspozuarit” në “News 24”/ Ylli Rakipi “masakron” në debat live kryeministrin Rama për premtimet

Drejtuesi i emisionit “Te Paekspozuarit” në “News 24” Ylli Rakipi kishte të ftuar të hënën kryeministrin e vendit Edi Rama. Ishte hera e parë që Edi Ramës i hasi sharra në gozhdë në një emision televiziv. Rakipi e gozhdoi me pyetje direkte për mosmbatjen e premtimeve, për koncensionet spekulative që ka dhënë, për sherret në koalicion, për korrupsionin, për shumë gjëra që nuk ka realizuar,etj. I tha se ti je i korruptuar se merr milionat e Ilir Beqjes,etj. 

Kryeministri Rama u ndje keq dhe herë-herë ngeli me gojë hapur pa thënë asnjë fjalë. Por me pas Kryeministri e merrten veten dhe sulmonte egër “kazanin mediatik”. Por disa pjesë nga debati janë të veçanta, të cilat ia vlen të lexohen:

Pjesë nga debati mes Rakipit dhe Ramës:

Rama e pohon live: “Koncensionet janë krenaria e qeverisë sime”. Gazetari: Turp i madh 

Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë?
Rama: Është ulur çmimi.
Rakipi: Është rritur në 75% të familjeve. Sipas raportit të ERE-s shqiptarët kanë paguar 11.4 lekë për kë nga 9.24 në vitin 2013.
Rama: Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë është ulur. Për biznesin është rritur.
Rakipi: Ne jemi injorantë, ti je më i dituri!
Rama: Nuk po flas për astronominë, po flas për punën time. Nuk janë kështu këto.
Rakipi: ERE është institucion që drejtohet nga ty. Premtove uljen por sipas raportit të ERE-s, 75% paguajnë më shumë. Premtuat shëndetësi falas dhe nuk e realizuat?
Rama: Jemi në proces.
Rakipi: Si në proces? Mund të vazhdojë 100 vjet.
Rama: Ju vazhdoni merreni me koncesionet.
Rakipi: Është turp i madh!
Rama: Është krenari. Ju nuk kuptoni. Ju kujtoni se janë lekë që shteti ua jep atyre. E di që mjeku i familjes është falas. Paguanin 10 mijë lekë shqiptarët.

“Thonë se lekët e koncensioneve i merrje ti, jo Beqaj’, Rama-gazetarit: Njësoj si të them që ti je tutor

Ylli Rakipi u ndal tek koncensionet, ndërsa shtoi se miqtë e kryeministrit i kishin pohuar se paratë e tyre i merrte vetë Rama dhe jo ish-ministri Ilir Beqaj. Ky i fundit ia kthehu gazetarit se kjo që po thoshte ai ishte e njëjtë sikur ti thoshte Rakipit se ai merrej me prostitucion.

Rakipi: Ky shtet ikën (shembet) pas kontratave që keni bërë ju..Po shëndetësia falas?
Rama: Është e turpshme Ylli kjo që bëni ju. Koncensionet e Saliut ishin tarifë për qytetarin. Ju e keni mjeruar njerëzit. Thoni që ‘Ilir Beqaj merr lekë’.
Rakipi: Jo jo miqtë e tu thonë se si merr Ilir Beqaj, por i merr Edi Rama.

Media kazani”, Ylli Rakipi ia thotë Ramës në sy: Një koleg më tha “t’ia mbledhim, t’i themi legen”

 Rakipi: Jam i detyruar të pyes?
Rama: Po mos ma vërtit kështu gishtin. Pastaj kazani…
Rakipi: Të përgjigjem pak për këtë. Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo, i thashë, se ai është kryeministri i vendit. Ça janë këto fjalë otomanësh…
Rama: Këto janë tamam kultura që duhet shkulur.
Rakipi: Për këtë shkak po e bën ti.
Rama: Jo është kultura e marrjes së pushtetit në emër të njerëzve dhe transformimin e pushteti për vete. Ka një sistem gjërash njeriu kur ulet për të qeverisur dhe fillimi i betejës për të çuar tepsinë për skrap…as PS nuk duhet që të kujtojë dhe të veprojë sikur tani e ka gjithë tepsinë për vete. Ndërkohë që ajo çka unë kam bërë dhe ne kemi bërë është të fokusohemi tek reformat themelore. Kjo është një reformë e domosdoshme. Ne kemi bërë reformat themelore. Është momenti për ti thënë shqiptarëve hapur, ky është një sistem që duhet shembur. Por se shemb dot unë. Ju them shqiptarëve ju e keni në dorë.
Rakipi: Ty të kanë penguar këta?
Rama: Ta mbaroj mendimin.
“4 vjet ke qeverisur me tepsi”, Rama e pranon: E dija, është një sistem pervers

Rakipi: Ju kërkoni tepsinë për vete?
Rama: Mënyra si funksionon është kjo. Mbaron zgjedhjet dhe kur partia e parë nuk i ka numrat fillon negociatat me partitë, por në bazë të programit. Por ti më thua nëse vij duhet të pranosh 1-2-3 pika të programit. Këtu nuk funksionon kështu.

Rakipi: Kur e keni kuptuar ju këtë punën e tepsisë?
Rama: Që ditën e parë kur mbas zgjedhjesh jemi detyruar të bëjmë këto muhabete. Unë s’kam vajtur fare kam angazhuar njerëz.

Rakipi: Pra 4 vjet ke qeverisur me tepsi?
Rama: Patjetër mo… Lëri këto. Të lutem shumë.

Rakipi: E ke ditur që herën e parë?
Rama: Sigurisht që e kam ditur. Është një sistem pervers.

Rakipi: Mos bëj gjestikulacione me duar, kryeministri: Po ça ke ti, unë jam Edi Rama

Rakipi: Unë të pyes ti nuk më kthen përgjigje?

Rama: Po të them se nëse ka një fushë ku bëhet dallim, është fusha në sektorin e naftës.
Rakipi: E mirë, mos bëj ato gjestikulacione me duar
Rama: Po ça ke ti, unë jam Edi Rama para se të jem kryeministër
Rakipi: Po dhe unë të kam votuar, por jam bërë pishman. Unë të falenderoj që vjen, se kreu i opozitës nuk vjen, të mbrojë veten.
Rama: Po mirë ta bën…
Rakipi: Mirë ja bënë vetes ai, jo mua.
Rama: Po të kujtoj se jemi me një sistem taksimi të përmbysur. Nuk ka pasur rend në financa.
Rakipi:Ti do më thuash gjërat që ti bën, por unë po të pyes për gjërat që nuk ke bërë.
Rama: Po ta them është e turpshme ajo që bëni ju me koncesionet. Saliu thoshte që mjetet të skanohen në doganë dhe ja vinte faturën individit. Po kjo është kriminale. Ne bëjmë PPP, por ne nuk ju themi atyre të paguajnë sepse paguan shteti.

MBYLLJA E LOJERAVE TE FATIT

Edhe për lojërat e fatit, kryeministri pranoi atë që i thuhej në kohën kur përbetohej se do t’i mbyllte me çdo kusht: se lojërat e fatit sillnin të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Por veç kësaj ai tha diçka të vështirë për t’u besuar; se brenda grupit parlamentar kishte kundërshti dhe ai kishte qenë në minorancë në këtë çështje.

Rakipi: Nuk i mbyllët

Rama: I kemi formalizuar, i kemi kufizuar, por nuk i kemi mbyllur. Sepse nuk janë krijuar kushtet dot për t’i mbyllur. 

Rakipi: Ca kushtesh duhen?

Rama: Në këtë çështje unë kam qenë në minorancë. Sepse unë mendoj se në Shqipëri nuk duhet të ketë lojëra fati fare. 

Rakipi: Në minorancë nga kush mo? Nga parlament

arët e tu?!

Rama: Po mo po, nga njerëzit që punojnë me mua dhe nga deputetët e tjerë. 

 HEQJA E TAKSES SE NAFTES PER BUJQESINE

Rakipi: Ke thënë “do heqim taksën e qarkullimit të naftës për bujqësinë dhe litri i naftës do të jetë të paktën 13 lekë. Nuk është e vërtetë, përse s’e ke bërë. 

Rama: Ylli…

Rakipi: A do të përgjigjesh për premtimet e tua?

Rama: Po do të përgjigjem pra

Rakipi: Hë më thuaj

Rama: Jo mo jo, po jo mo jo, se ti ke kapur disa nga ato që, është e vërtetë, nuk janë realizuar siç janë thënë…

Rakipi: Mos do të kalojmë tek këto që ke bërë…?

Rama: Po janë dhjetëra e dhjetëra të tjera të realizuara. Dhe po të them që janë të gjitha pjesë e një procesi të shtetbërjes, sepse…

Gazetari i numëron premtimet e pa mbajtura Ramës, ja si përgjigjet kryeministri

Rakipi: Pse s’ke ulur vezët dhe miellin, ke përgjigjë?

Rama: TVSH e ushqimeve është si ajo e turizmit, jo të gjitha premtimet mbahen 100 perqind.

Rakipi: Premtove uljen e energjisë?

Rama: Çmimi i energjisë elektrike është ulur, e ke në faturë. Për familjet është ulur për biznesin është rritur. Nuk dini të lexoni raportet.

Rakipi: Premtuat shëndetësi falas, pse se realizuat?

Rama: Jemi në proces. Sot mjeku i familjës është falas, tarifat në spital janë të ulta. Do ndërtojmë rrugën e Lumit të Vlorës, nuk do të thotë që qeveria fillon sot dhe ndërtohet për 44 muaj, ka procedura, ka financim, do fillojmë Rrugën e Arbërit në shtator, e kam premtuar në fillim kemi fillzuar procesin, dhe rrugët kanë kohën e tyre ka procedura. Ju jeni të paditur të gjithë, ju jeni pjesë e dëmeve që i bëni këtij vendi.

Rakipi: S’ke ulur naftën dhe ske hequr naftën për buqësinë.

Rama: Ti ke kapur ato që nuk janë bërë, por janë të gjitha në proces.

Rakipi: Më thuaj një koncesion që ke anuluar ?

Rama: Ju jeni të turpshëm, ka një dallim mes koncesioneve të Saliut dhe ato që bëjmë ne. Koncesionet e Saliut ishin shërbim që e bënë shteti me leket e qytetarëve në kemi të kundërtën. Kemi vajtur deri në arbitrazh dhe na kanë kthyer avokatët tanë, si kemi anuluar, por i kemi rinegociuar. Ju helmuat miletin me gënjeshtra, sepse e keni mendjen te tepsia, e thoni po merr lekë Ilir Beqja.

Rama shpërthen live ndaj gazetarit: Je komplet në gjendje “shqyerje pule”, po bën muhabete rakie

Rama: Koalicionet varen nga numrat. Nëse në çdo vend normal njerëzit bashkohen në numra për programe, këtu numrat duhet ti kërkosh me tepsi në dorë. Na jepni mundësi që tepsinë ta çojmë për skrap. Pas 25 qershorit vij prapë këtu, merr dhe ata. Merr dhe pulat këtu, rripi.

Rakipi: Do të japim dhe ty!
Rama: Mua s’më fusni dot në gastronominë tuaj..Unë e di ça mendon populli për ju.
Rakipi: Edhe Ergodan fliste për ty. I uroj mikut tim fitore.
Rama: Nuk ka thënë, ku e tha?
Rakipi: Tek Kol Balla
Rama: Po mirë, nuk e kam dëgjuar.
Rakipi: Ballkanin perëndimor do të kemi ty!
Rama: Nuk funksiojnë këto, janë broçkulla. Po ça po bën? Do bëjmë intervistë… Je komplet në gjendje shqyerje pule.
Rakipi: Këtë të pulave kot e vazhdon.
Rama: Tepsia është bonifikim. Nuk bëhej dot bonifikimi pa stabilizuar terrenin.. Ky është muhabet rakie, thuaj të na sjellë raki Skrapari ky.

Rakipi: Kjo është mënyra e fushatës tënde. Nuk thua asgjë çfarë ke bërë. Ti thua pa këtë tepsi nuk kaloj dot për mirë.
Rama: Nuk është tepsi Ilir Meta apo x y, është një sistem që duhet shkallmuar. Ti se kupton.

Gazetari përmend pronarët e mediave, Rama shmang përgjigjen

Rakipi: Pronarët e mediave janë kazanë? Sandri është kazan?

Rama: Unë nuk kam gjë personale. Këta kanë një mëkat si pronarë, që pranojnë nivelin e gazertarisë, ky nivel gazetarie …

Rakipi: Po për Vjollcën e Topit, çmendim ke, është kazan?

Rama: Nuk flas për personin por për fenomenin.

Rakipi: Ti e mbushe me kriminele, kishte 20 të tillë, deri sa tu kyç goja pastaj.

Borxhi publik, Rama: Nuk dua t’i hyj këtyre debateve

Rakipi: Ke marrë borxh 2.5 miliard?

Rama: Nuk i hyjë kësaj historie sepse kjo është spekulim.

Rakipi: Ke marrë para borxhë dhe i ke cuar të rilindja urbane, dhe ske skanër në spitale.

Rama: Unë nuk kam thënë që në në 44 muaj i bëmë trë gjitha, por kam thënë kemi bërë shumë, ka dhe plot gjëra që sjanë bërë, shko shiko QSUT sot dhe krahasoje me atë që ka qenë. Unë nuk jam magjistar, këto gjëra bëhen me punë dhe mund të madh dhe duke i rezistuar edhe kësaj maskarade që na ndjek nga pas për të treguar vetëm zi, dhe manipuluar opinioin publik. I ke cuar 2 miliard e ca lekë të kulla e Korçës, Ai nuk është infermier, por karagjoz., Flasim për gjëra që ti kupton, jo që nuk kupton.

Rakipi: Do jetë më e rëndë nëse si kupton ti këto…po ti specialist je ekonomie? Mos e fyej detyrën time. Pse se kishte nxjerrë Mero Bazën dhe Filip Çakulin te ato fotografitë. Ke vajtur në shtatë emisione humoristike, turp i botës, dhe sje ulur njëherë me kundërshtarin.

Rama: Mos shpif për Arjan Çanin, unë kisha shtatë vjet që nuk isha takuar. Është në proces mbyllja e lojrave të fatit, nuk kam mundur dot për shumë arsye, sepse i sjellin shtetit financa.

Rakipi: Përmendet në fushatë Skënderbeu, doni të jeni si Skënderbeu ?

Rama: Jam krenar që kam mundësinë që të bëjë këtë punë që bëjë. Dhe jam krenar, dhe do frymëzohem nga Skëndërbeu dhe Ismail Qemali, unë s’do frymëzohem nga ju nga ty dhe Fatos Lubonja. Po të përsëris se nuk shoh asnje shans per kualicion me LSI

Rakipi: Flitet per nje kualicion PD-LSI?

Rama: Edhe mundet, ka ndodhur, varet nga numrat

Pas mbarimit të emisionit te Ylli Rakipi, ku doli i xhindosur nga dajaku që i dha drejtuesi i emisionit, tregojnë se kryeministri Rama ka thirrur Endri Fugën duke i bërtitur se “pse me solle këtu te ky kasapi se me masakroi”.