Të çliruar nga diktatura dhe të sfiduar nga demokracia, Shqipëria e vitit 1991 në sytë e fotografit grek, Nikos Ekonomopoulos

Vitet 1990-1991 ishte dhe mbeti një nga periudhat më të rëndësishme dhe më të vështirat të transformimit politik dhe shoqëror të Shqipërisë diktatoriale. Fotot e mëposhtme janë shkrepur në Shqipërinë e vitit 1991, në një kohë kur vendi u çlirua nga diktatura. Mjerimi lexohej qartësisht kudo, si në këto foto.

ALBANIA. 1991.

Në to duken më së miri vuajtjet, trishtimi por edhe shpresa e shqiptarëve për një jetë më të mirë.

Ishte fotografi grek Nikos Ekonomopoulos i cili fokusoi këto fotografi të rralla si dëshmi e të një etape “ëndërrimtare”që po niste.

Ishte kapërcyelli i një epoke terrori komunist, ishte realja e paimagjinueshme e një rendi të ri. Qytetarët shqiptar, më shumë se klasa politike ishte e zënë si në grackë. Ekonomia ishte në kolaps total. Varfëria shënonte ndoshta rekordet e saja historike në Shqipërinë moderne, në Shqipërinë që po çlirohej nga diktatura për t’u hedhur në prehrin e demokracisë. Liria, e shtrenjta liri kërkonte një çmim jo të vogël dhe atë çmim ata që duhet ta paguanin ishin më së shumti qytetarët, shtresat e ulta dhe të mesme të shoqërisë.

Në vitet 1990-1991, situata sociale-ekonomike e politike në Shqipëri doli jashtë kontrollit të shtetit. Shqiptarët “shqyen” kufijtë dhe iu vërsulën vendeve fqinje Greqisë e Italisë në kërkim të “parajsës”. Shteti dhe pushteti komunist nuk kishte më asnjë mundësi për të rikthyer mbi shqiptarët, kontrollin e tij absolut e të frikshëm siç kishte vepruar në 47 vitet e sundimit të tij të diktaturës. Forca e vetme politike PPSH e kishte humbur fuqinë “udhëheqëse” mbi popullin dhe kishte lejuar krijimin e partive të tjera opozitare, por të “klonuara” në zyrat e saj, me drejtues që i kishte zgjedhur vetë PPSH. Demagogjia komuniste kishte dalë boje. Blloku komunist dhe :kultet” e tij të byrosë politike po binin si të ishin “kukulla kartoni”. Ndërkohë “baballarët” e kombit që komandonin diktaturën nëpërmjet byrosë politike të PPSH dhe që vegjetonin si “murgjër propagandistikë” mashtrues, shtypës, barbarizues e shfrytëzues të popullit, nuk i dëgjonte më askush, përveçse atyre turmave që kishin ende lidhje ekonomike e privilegjesh me pushtetin, por edhe që kishin të isntaluar në kujtesën dhe psikologjinë e tyre, instiktin politik hakmarrës së luftës së egër të klasave.

ALBANIA. 1991.

Rënia e komunizmit në Shqipëri filloi në dhjetor të vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore. Zgjedhjet e marsit të vitit 1991 i lanë sërisht komunistët në pushtet, por një grevë e përgjithshme dhe opozita qytetare, shpunë në formimin e një koalicioni i cili përfshiu edhe jo-komunistë. Komunistët shqiptarë u mundën nga opozita në zgjedhjet e marsit të vitit 1992, mes kolapsit ekonomik dhe protestave shoqërore.

ALBANIA. 1991.

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës përfundoi në vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhësi Ramiz Alia përpos disa modernizimeve të lehta ndoqi të njëjtin plan qeverisës autokratik.

Në vitin 1989 filluan revoltat e para qytetare në Shkodër, ku njerëzit filluan të shkatërronin statujën e Josif Stalinit. Protesta ndoqën në qytete të tjera. Rregjimi duke parë që fryma e përgjithshme po ndryshonte vrullshëm, kreu disa reforma liberalizuese. Gjatë diktaturës komuniste u ekzekutuan, me dhe pa arsye rreth 5,000 burra e 450 gra. 35,135 njerëz u burgosën dhe 1,000 vdiqën nëpër burgje. Shume familje ende sot e kësaj dite nuk i kanë akoma eshtrat e të afërmve të vet dhe janë në krëkim të tyre

 

 

 

 

 

GREECE. Preveza. Camp of Albanians refugees. 1991.

ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.

ALBANIA. 1991.