Tarifa për Rrugën e Kombit, ja sa do paguajnë të gjitha kategoritë e mjeteve

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar marrëveshjen e koncesionit të 2016 pas lajmit se ditës së sotme ku nisi testimi për tarifat e automjeteve që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.

Ky testim do të zgjasë gati dy  javë dhe më pas do të nisë dhe tarifimi për automjetet.

“Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës”.

Tarifat që do të aplikohen për çdo kalim:

Klasa 1 motor – 2.5 Euro

Klasa 2 veturë – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro

Deklarata:

Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.