Takimi i Parisit- Pas largimit të Britanisë, Bashkimi Evropian drejton sytë nga Ballkani Perëndimor

Perspektiva si strategji

Ballkani Perëndimor ka kohë që nuk e dikton më rendin e ditës në Bashkimin Evropian. Megjithatë, BE do të bënte mirë të mos e humbiste nga sytë rajonin, mendon Adelheid Feilcke.

Paris Westbalkan Konferenz Delegationen applaudieren

Me perspektivën puna nuk është e thjeshtë – ti e sheh diçka po nuk je aty. Mund të shohësh atë që është brenda, por nuk je brenda. Kështu që edhe perspektiva e BE e premtuar në Konferencën e Ballkanit Perëndimor është në fakt një premtim bosh. Është e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë për në BE. Pyetja që shtrohet është vetëm: cilën?

Në kohën e vjetër të mirë para krizës së refugjatëve dhe Brexitit raportet qenë të qarta: ne jemi brenda, ju doni të hyni brenda! Dhe ne do t’ju themi se nga kalon rruga! Por kaq të qarta raportet ka kohë që nuk janë më.

Ballkani me besim në vete

Shtetet e Ballkanit Perëndimor i mbrojnë me kufijtë e mbyllur shpatullat në çështjen e refugjatëve jo vetëm BE. Ato ngërthejnë edhe shumë potencial konflikti, i cili mund të bëhet i rrezikshëm edhe për Evropën: terrorizëm, islamizëm në rritje, shtetësi dhe raporte fqinjësie të pasqaruara, prapambetje ekonomike. Që këto konflikte para dyerve të Evropës duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo nuk është vetëm në interes të Ballkanit, por të gjithë Evropës.

Jo vetëm për këtë arsye politikanët e Ballkanit shfaqen me besim të madh në vete. Po, ata duan të futen në BE, por njëkohësisht luajnë edhe me opsione të tjera. Rusia e ka vënë në qendër të vëmendjes Ballkanin Perëndimor, si rajon strategjik, Kina siguron projekte të mëdha ekonomike. Dhe popullatën myslimane, para së gjithash në Bosnjë dhe në Kosovë përpiqen ta bëjnë për vete gjithnjë e më shumë lojtarët islamikë. BE – Evropë nuk është i vetmi opsion dhe forca tërheqëse e komunitetit zhduket, kur anëtarësimi zhvendoset në largësi të paarritshme.

Në këtë situatë kryetarët e shteteve të Ballkanit janë ambjentuar mirë dhe manovrojnë me aftësi përballë pasigurive të brendshme dhe të jashtme, për ta zgjeruar pushtetin e tyre – jo gjithmonë në mënyrë fine demokratike. Ndikim në rritje ndaj medieve dhe nepotizëm janë fenomene të përhapura në rajon, elitat e korruptuara janë një problem në rritje.

Atje ku BE gëzon ende autoritet

Prandaj është kaq e rëndësishme, që vendet e BE përreth Gjermanisë, Franca dhe Austria të mos ia ndajnë vështrimin Ballkanit Perëndimor. Me gjithë politikën simbolike në plan të parë të takimeve të nivelit të lartë të Ballkanit, mesazhi “duam t’ju kemi” është i rëndësishëm. Dhe integrimi i BE si objektiv i qartë krijon përgjegjësi tek të gjitha palët.

Megjithatë shkëlqimi i kohës së BE nuk është shuar kudo, nga perspektiva e Ballkanit ai ruan edhe më tej fuqi rrezatuese dhe – ajo që është më e rëndësishme:- gëzon autoritet politik. Do të ishte fatale që ky fakt të mos shfrytëzohet dhe që Ballkani Perëndimor tanit të lihet pas dore përballë ankthit të Brexitit. Çdo paqartësi e dobëson autoritetin e BE e forcat demokratike në rajon dhe çon ujë në mullirin e atyre që përfitojnë nga kushtet jostabile në Ballkan.

Adelheid FeilckeAdelheid Feilcke

Kushti bazë: pajtimi me fqinjët

Detyrat në rrugën e integrimit të BE janë të mëdha: shteti juridik është një temë kritike siç është edhe njohja reciproke e shteteve, të cilat zhvilluan pjesërisht luftë kundër njëra-tjetrës deri pak vite më parë. Këtu nuk duhet të ketë kompromise të kalbura! Që në periferi të Konferencës së Ballkanit Perëndimor u kapërcye bllokada e Kroacisë për negociatat e Serbisë në BE, tregon që është e mundur që përballë interesave të përbashkëta të lihen mënjanë nacionalizmat egoiste. Afrime të tjera bilaterale duhet të pasojnë. Rezervat serbe ndaj Kosovës, çështja e shtetësisë së Bosnjës, bllokada e Greqisë ndaj Maqedonisë – lista e hapur është e gjatë. Për këtë nevojiten ende shumë negociata dhe kërkesa. Por rruga për në BE mund të ecë për kandidatët për anëtarësim vetëm pëmes pajtimit rajonal.

Pavarësisht nga perspektiva që merr: integrimi i Ballkanit është një projekt afatgjatë, por i cili mund t’i përmbahet kursit me përparime konkrete. Bashkëpunimi ekonomik dhe investimet duhet të shtohen edhe më tej, pa e pakësuar presionin për reforma. Dhe duhet marrë me vete rinia, e cila është në mënyrë shqetësuese e zhgënjyer dhe pa perspektivë. Prandaj themelimi tani i Zyrës Rajonale të Rinisë për Ballkanin Perëndimor është një projekt që mban parasysh të ardhmen, i cili shumë të rinjve në shoqëritë postkonfliktuale duhet t’u hapë perspektiva të reja – së bashku në një Evropë të përbashkët.

Më në fund një mesazh i mirë për Ballkanin Perëndimor: pas Brexit-it nuk janë përkeqësuar shanset e Ballkanit Perëndimor që një ditë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, bën të dikur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës François Hollande, pas samitit në Paris. Ballkani vazhdon të ketë perspektivë të hapur për anëtarësim, edhe pas “jo-së” britanike, tha Merkel në Pallatin Elysée. “Pas vendimit të Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë.”Watch Full Movie Online Streaming Online and Download

Në Paris u takuan të hënën në darkë kryeministrat dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë. Ishte kjo konferenca e tretë e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ku u bisedua për projektet e zhvillimit në Ballkan por edhe çështjet globale, si lufta kundër terrorizmit, refugjatët dhe gjendja pas Brexit-it.

Merkel dhe HollandeMerkel dhe Hollande

Konsolidimi para zgjerimit?

Në konferencën me pjesëmarrje të politikanëve më të lartë u dërgua një sinjal i fuqishëm. Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane. Po, BE-ja është e interesuar për afrimin e këtyre gjashtë vendeve të këtij rajoni. Por: si do të shkojë kjo punë? Shoku pas referendumit britanik është ende shumë i thellë.

Pas Brexit-it ka rënë ë për zgjerimin e BE. Vet komisioneri i BE Jean-Claude Juncker mendon se në një kohë të caktuar nuk do të pranohet asnjë vend tjetër në BE. Konsolidimi para zgjerimit, thuhet në Bruksel. Merkel tha se vendet kandidate duhet të plotësojnë kushtet për anëtarësim. “Secili vend ka arritur një nivel të caktuar.” E ngarkuara e BE por Politikë të Jashtme Federica Mogherini nënvizoi: “Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE.”

Mustafa dhe HollandeHollande dhe Mustafa

Dhe vërtet gjërat po lëvizin. Në samit u bë e ditur se me Serbinë do të hapen kapitujt 23 dhe 24 në negociatat për anëtarësim. Kryeministri Aleksander Vuçiq ishte dukshëm i kënaqur. “BE është vendi ku ardhmëria e popujve tanë është më e mira.” Por deri në anëtarësim do të kërkohet shumë punë dhe mund. Kroacia e ka hequr bllokadën e saj për negociatat me Serbinë. Kryeministri kroat Tihomir Oreshkoviq tha se “është shumë mirë që gjërat janë sqaruar, e ardhmja do të dëshmojë.”

Problemet e rajonit

Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në gjendje të rëndë prej vitesh. Numri i të papunëve është tepër i lartë dhe sipas mediave është rritur për 1,6 milionë. Për shkak të mungesës së perspektivës, shumë të rinj të kualifikuar kanë ikur nga vendet e tyre. Tendosjet politike mes vendeve të rajonit janë shumë të larta. Mediat e pavarura po shtypen. Kriza e refugjatëve ka tendosur edhe më shumë gjendjen në disa vende, si Serbi dhe Kroaci.

Pamje nga konferencaShumë probleme mes vendeve të Ballkanit

Një politikë e përbashkët për shërimin e plagëve të luftës në rajon, nuk duket në horizont. “Disa vende të BE janë lodhur ndoshta me gjithë procesin e integrimeve, por jo edhe ne“, tha ministri serb i financave Dushan Vujoviq.

Rrjeti i të rinjve

Në këtë samit u nënshkrua edhe Marrëveshja për krijimin e Qendrës për Bashkëpunim mes të Rinjëve, me seli në Tiranë. Por ajo do të ketë përfaqësinë në të gjitha vendet tjera. Qëllimi i saj është që të afrojë të rinjtë nga këto vende, të ndihmojë tejkalimin e problemeve si dhe të thellojë komunikimin dhe shkëmbimin mes tyre. Merkel e quajti këtë qendër një sukses të madh, sepse ajo do të ndihmojë afrimin e vendeve të cilat deri para disa vitesh kanë qenë në luftë mes tyre.