“Syni m’qeshë”, Mateus Frroku rikthehet me adrenalinë dhe ndjenja të zjarrta

Një riardhje e guximshme dhe sfiduese me “Syni m’qesh”, e Mateus Frroku. Një rikthim për të shënuar një tjetër piketë në synimet dhe ambiciet artistike. Nën trysninë e nevojës për komerc, kjo këngë në tërësinë e komponentëve shpërfaq vijimsinë e ngjitjes së autorit, rritjes së tij profesionale dhe ruajtjes së tiparit dallues, si nëpërmjet vokalit ashtu edhe përmes muzikës dhe tekstit. “Syni m’qesh” vjen në këtë fillim sezoni për të rivlerësuar pozitat e këngëtarit në tregun e madh të muzikës. Mateus Frroku, provon me këtë album se ai tashmë është një faktor në galerinë e promocionit dhe vlerës, me të cilat kënga shqiptare sa vjen e pasurohet, duke ruajtur identitetin e vet përballë rrymave dhe stuhive transformuese dhe tjetërsuese, vërshuar nga koha dhe perimetri i zgjeruar i interferimit. Kënga “Syni m’qesh” është një dozë e shtuar hareje dhe ngjyrash, adrenaline dhe shpengimi në rërë e nxehtë dhe diellin përvëlues të plazheve.

Pas bashkëpunimit të sukseshëm me “Fisnikët”, “Bujar Qamilit” dhe një pjesëmarrje aktivi në aktivitetet e këngës live, Mateus Frroku me këtë ardhje, “Syni m’qeshë”, demostron kualitet dhe profesionalizëm, pjekuri vokale dhe artistike. Fabula e këngë dhe realizimi i klipit, janë gjithashtu ajo çfarë tregon më së miri vazhdimin sfidues të këtij këngëtare në udhën e gjatë të përfaqësimit muzikor.

Albert Vataj