SULMI TERRORIST/ Pronari anglez i lokalit, “Café Brood” tregon se si mbrojtën tre shqiptarët klientët e lokalit të tij gjatë sulmit në Londër

Tre ish ushtarakë shqiptarë mund të konsiderohen heronj, pasi gjatë sulmit në Londër, ata kanë ndihmuar rreth 130 persona që ndodheshin në restorantin pranë urës së Londrës ku tre agresorë të shtunën shtypën turmën e më pas nisën të godasin qytetarët me thika.
Pronari i Lokalit “Café Brood” rrëfeu për mediat se tre ish-pjesëtarë të ushtrisë shqiptare të cilët punojnë në barin e tij kanë ndihmuar që të gjithë klientët të ishin të sigurt në tarrace ndërsa 3 agresorët kishin nisur sulmin e tyre me thika. Mark Stembridge shprehet se klientët e tij ruajtën qetësinë falë 3 shqiptarëve.


“Tre djemtë po bërtisnin, nuk di t’ju them cfarë po thonin.Tre shqiptarët qetësonin njerëzit duke u thënë se situata nuk ishte dhe aq e rrezikshme në mënyrë që të evitonin përshkallëzimin e panikut. Agresoret hezituan te nderhynin kur pane se ne ishim te mireorganisuar’.
Sipas pronarit tre nga punonëjsit e tij që janë ish ushtarë shqiptarë u treguan shumë të zotë për të ruajtur sigurinë. Nga sulmi në urën e Londrës humbën jetën 7 persona e  u plagosën me dhjetra të tjerë, ndërsa policia asgjesoi 3 agresorët.