Sulm terrorist në Barcelonë, një kamionçin ka goditur një grumbull njerëzish duke lënë 13 të vdekur dhe shumë të plagosur

Një kamionçinë goditi një grumbull njerëzish në “Ramblas”, sheshi më turistik në Barcelonë, duke shkaktuar shumë të plagosur, njoftoi policia katalanase. “Përplasje masive në Ramblas të Barcelonës e kryer nga një person hipur në një kamionçinë  ka shkaktuar shumë të plagosur”, njoftojnë shërbimet e komunikimit të “Mossos d’Esquadra”, policia katalanase.

Zona është mbyllur nga një kordon sigurie ndërkohë që pesë ambulanca dhe rreth 20 trupa policie gjenden në vendngjarje

Policia njoftoi sot me anë të megafonëve duke konfirmuar rastin në fjalë si një sulm terrorist, pasi një furgon me shpejtësi të madhe ka sulmuar turmën e këmbësorëve në shëtitoren më të frekuentuar në Barcelonë, ku u shënuan disa të plagosur.

Policia po evakuon sheshin e madh pranë Plaza Catalunya, dhe rrethinat aty pranë me një perimetër rreth 200 metrash, bëri të ditur media.

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Policia konfimon përplasjen por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh por për momentin asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Barcelona është një nga destinacionet kryesore për turistët në Spanjë, kryesisht ata britanikë.

Linjat e metrosë janë mbyllur, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur sipas medias spanjolle. Ky incident me pasoja fatale në Barcelonë po trajtohet nga policia si një sulm terrorist. Sipas burimeve në terren një prej agresorëve është strehuar në një bar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Një kamionçinë goditi një grumbull njerëzish në “Ramblas”, sheshi më turistik në Barcelonë, duke shkaktuar shumë të plagosur, njoftoi policia katalanase. “Përplasje masive në Ramblas të Barcelonës e kryer nga një person hipur në një kamionçinë  ka shkaktuar shumë të plagosur”, njoftojnë shërbimet e komunikimit të “Mossos d’Esquadra”, policia katalanase. Zona është mbyllur nga një kordon sigurie ndërkohë që pesë ambulanca dhe rreth 20 trupa policie gjenden në vendngjarje.