Sulltania shqiptare e perandorisë osmane

Sulltanati i grave (turqisht: Kadınlar Saltanatı) ishte periudha gati 130-vjeçare, gjatë shekujve 16 dhe 17, kur gratë e Haremit Perandorak të Perandorisë Osmane ushtruan ndikim të jashtëzakonshëm politik mbi çështjet e shtetit dhe mbi (meshkujt) sulltanë, duke filluar nga mbretërimi i Sulejmanit të Madhërishëm. Shumë nga sulltanët gjatë kësaj kohe ishin të mitur dhe ato kishin nënat (Valide Sulltane), apo gratë e tyre (Haseki Sulltane), të cilat në mënyrë efektive sunduan Perandorinë. Shumica e këtyre grave ishin me origjinë robesha (konkubina), të cilat në mjaft raste u bënë gra të sulltanëve.

Perandoria osmane bëri epokë në historinë e njerëzimit në më shumë se 600 vjet ( 1299–1923). Sulejmani i Madhërishëm njihet tashmë si një figurë me përmasa botërore. Por shpesh për fatet e perandorisë vendosën edhe emra të grave të tilla si Hurrem Sulltane, Kosme Sulltane apo Safije Sulltane.

Vitet e hershme

Periudha, e njohur zakonisht si “Sulltanati i Grave”, ishte si një histori parajse nëpër romane për Perandorinë Osmane, por, jo pa precedentë. Selxhukët, paraardhësit  e perandorisë, shpesh kishin gra të klasës së fisme duke luajtur një rol aktiv në politikat publike, pavarësisht shqetësimit të zyrtarëve të tjerë meshkuj. Në të vërtetë, edhe në Perandorinë Osmane në fillim disa gra mbanin poste të dukshme të pushtetit.

Megjithatë, gjatë shekullit të katërmbëdhjetë, prania e grave në qeveri filloi të tkurret në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ishte epoka e zgjerimit otoman, dhe, si e tillë, shumica e sulltanëve të zgjedhur kushtëzohej nga gjykatës, vezirë dhe udhëheqës fetarë, ndërsa ushtria pushtonte pa mbarim toka të reja. Përveç kësaj, politika osmane e kohës ishte e tillë që konsistonte në ndarjen e vendit në disa Bejlerbe të mëdha, apo shtete, të cilat zakonisht sundoheshin nga bijtë e sulltanit të shoqëruara nga nënat e tyre. Në fakt, ky organizim mbajti gratë në nivelet më të larta të qeverisë.  Për më tepër praktikat e vëllavrasjes, në të cilën një sulltan mbizotërues ekzekuton tërë vëllezërit e tij për të siguruar fronin, i bëri nënat dhe gratë edhe më shumë e varura nga burrat e tyre.

Fati filloi të ndryshojë, megjithatë, me fillimin e shekullit të 16, me pëlqimin e dy ngjarjeve të rëndësishme: Fundin e zgjerimit otoman dhe bashkimin e haremit perandorak në pallatin e duhur. Për rrjedhojë gratë e haremit nuk ishin më thjesht konkubina që plotësonin dëshirat e perandorit.

Gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm u bë e qartë se perandoria kishte arritur kufijtë e saj të jashtëm që shtriheshin mijëra milje pothuajse në çdo drejtim. Sulltani nuk kishte më mundësi të përballonte fushata të zgjatura ushtarake sidomos pas dështimit të rrethimi i Vjenës.

Pafundësia e perandorisë bëri gjithashtu që sistemi i Bejlerbeikëve të ishte gjithnjë e më praktik, dhe si të tillë princat nisën të lëvizin lirshëm nëpër kryeqytet. Sepse, meqë forca e tyre ushtarake dhe ekonomike ishte e neutralizuar, nuk kishte më nevojë për praktika të vëllavrasjes.

Përveç kësaj, mbretërimi i Sulejmanit të Madhërishëm shënoi bashkimin e haremit perandorak në pallat dhe rrjedhimisht përfshirjen e grave bukuroshe në sferën politike. Ai u bë i pari sulltan që u martua zyrtarisht me një grua e njohur si Hurrem Sulltan. Megjithëse e diskutueshme, ky akt, i kombinuar me centralizimin e dinastisë mbretërore, bëri që gratë e haremit të kishin një pushtet të fuqishëm të pa parë ndonjëherë deri në atë kohë.

Ndërsa princat mbretërorë humbën pushtetin nga humbja e qeverisjes së tyre, gratë dhe nënat fituan fuqi të konsiderueshme, duke përdorur statusin e princërve për të ndikuar në vendimet e gjykatës dhe vendimeve mbretërore. Në fund të shekullit të 16, Murati III madje e zhvendosi rezidencën e tij personale nga pallati, ku ai kishte qenë më parë i rrethuar nga shërbëtorë ekskluzivisht meshkuj dhe oborrtarë, në haremin e tij. Kështu, nga viti 1600, gruaja dhe nëna e sulltanit u bënë dy nga pozicionet më të shquar dhe më me ndikim në qeveri.

Rëndësia politike

Në gjysmën e parë të shekullit të 17-të, mbretëruan gjashtë sulltanë secili prej të cilëve ishte ose një fëmijë ose një i paaftë. Si e tillë, nënat mbretëresha vendosën virtualisht pa kundërshtarë, si gjatë sundimit të bijve të tyre ashtu edhe gjatë intervalit. Megjithatë kjo fuqi e pathyeshme duke përfituar nga burrat dhe bijtë nuk u pranua lehtësisht nga të gjithë. Edhe pse kishin lidhje të drejtpërdrejta me sulltanin, mbretëreshat nëna shpesh u përballën me kundërshtime nga vezirë dhe madje edhe me opinionin publik.

Por kur meshkujt e tyre kishin fituar famë dhe emër nga pushtimet, nënat dhe gratë kishin një pushtet të padiskutueshëm edhe pse me ligj kjo nuk ishte e sanksionuar. Ato urdhëronin punë të mëdha publike dhe ndërtimin e monumenteve.

Mbretëresha të tilla si Sulltane Turhan, kontribuan në mbrojtjen e perandorisë, duke shpenzuar shuma të mëdha parash për rindërtimin dhe fortifikimit e kështjellave kryesore ushtarake. Disa madje morën pjesë simbolikisht në konflikte. Kur djali i saj Murati IV u kthye nga një fushatë e suksesshme ushtarake, ajo kishte organizuar një procesion mbretëror duke ndarë lavdinë e fitores së bashku me të birin.

Dasmat ishin gjithashtu një kauzë e përbashkët për t’u festuar, dhe një mundësi për gratë mbretërore për të promovuar bamirësi duke shfaqur pasurinë dhe fuqinë e tyre.

Dhe vdekja e një gruaja apo mbretëreshë nënë u bë të jetë edhe më ekstravagante. Në një rast, vdekja e nënës mbretëreshë, Sulltanes Hurrem, bëri që turmat të vajtonin në rrugë duke përfshirë edhe vetë sulltanin, i cili tradicionalisht veçohej në pallatin e tij gjatë funeralit të një anëtari të familjes. Shpesh të pranishmëve ju shpërndaheshin monedha për të paguar haraç për bamirësi për të demonstruar natyrën bujare të mbretëreshave.

Por në fund të fundit, arritjet më të mëdha të nënave apo grave mbretëresha, ishin punët e mëdha publike dhe projektet e përjetshme që ekzistojnë ende edhe sot. Ato ndërtuan xhami, shkolla, monumente, fortifikime etj. Gjithashtu, edhe kur vendi nisi të lëngonte nga stanacioni ekonomik dhe korrupsioni, ato përjetësuan një virtyt të lartë, atë të dashamirësisë.

Roli i Sulltanes Hurrem

Thyerja me dy shekujt e traditës osmane, një ish-konkubinë Hurrem Sulltane u bë gruaja me status ligjor e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Kjo ngjalli habi të madhe në pallat dhe në mbarë perandorinë. Ajo tërhoqi shpejt vëmendjen e zotërisë së saj e njëkohësisht provokoi xhelozinë e rivaleve që nuk lanë gjë pa bërë për ta fundosur.

Edhe pse intrigat vazhduan pa fund, Sulltane Hurrem u bë bashkëshorte e preferuar e Sulejmanit të Madhërishëm. Shkurt ajo fitoi statusin e Haseki Sulltanes. Titulli Haseki Sulltane është përdorur për herë të parë në shekullin e 16 për Sulltanen Hurrem.

Kështu, në luftën për pushtet, me sa duket e nxitur nga Hurrem, Sulejmani ekzekutoi Ibrahim Pashën dhe e zëvendësoi me djalin e saj simpatik, Rustem Pasha. Për më tepër, Sulltane Hurrem, Rüstem Pasha dhe vajza e saj, Mihrimah Sulltane Sulejmania u kthyen kundër Sehzade Mustafës që ishte djali i madh i Sulejmanit të Madhërishëm me gruan e parë Mahidevran Sulltanen.

Sehzade Mustafa ishte trashëgimtar i dukshëm i fronit osman dhe një princ shumë popullor në mesin e Anadollit. Sehzade Mustafa u akuzua për trazira dhe u shkarkua nga babai i tij Sulejmani i Madhërishëm. Madje gjatë fushatës kundër Safavidëve të Persisë në 1553, për shkak të një frike të rebelimit, Sulltan Sulejmani urdhëroi ekzekutimin e djalit Sehzade Mustafës.

Sulltanja Mihrimah si princeshë vetëm në sulltanatin e grave

Sulltane Mihrimah u lind në Stamboll më 21 mars 1522 dhe vdiq më 25 janar 1578. Mihrimah udhëtoi me babain e saj Sulejmanin e Madhërishëm në të gjithë tokat e pushtuara të Perandorinë Osmane. Në Kostandinopojë më 26 nëntor 1539, në moshën 17 vjeçare, Mihrimah Sulltane u martuar me Rustem Pashën (1505-1510 korrik 1561), Veziri i Madh nën sundimin e Sulejmanit të Madhërishëm. Ajo nuk ishte vetëm princeshë, por ka funksionuar si Valide Sulltane (Mbretëreshë Nënë) për vëllain e saj më të vogël Selimin e II.

Në Perandorinë Osmane Valide Sulltanet tradicionalisht kishin qasje në burime të konsiderueshme ekonomike dhe projekte të mëdha arkitektonike të financuara nga arka e perandorisë. Dy nga projektet më të mëdha të saj janë kompleksi i Xhamisë së Stambollit që mban emrin e saj si dhe xhamia më e famshme e Konstandinopojës.

Historianët thonë se Hurrem Sulltanja e kishte mirë trajnuar vajzën e saj Mihrimah Sulltanen. Mihrimah Sulltane mbeti Valide Sulltane nga viti 1566 deri në 1574 dhe bashkë-Valide Sulltane (ndarje e pushtetit me Nurbanu Sulltanen) nga viti 1574 deri në vdekjen e saj në 1578.

Reagimet

Edhe pse kjo ishte një kohë me fuqi të paparë për gratë mbretërore, ata nuk ishin pa opozitë në sulltanat. Shpesh ndodhte që mbretëreshat të kundërshtoheshin hapur, ndërsa sulltani qëndronte jashtë diskutimit. Shumë politikanë dhe këshilltarët politikë botuan traktate ku dënonin korrupsionin e perceptuar të qeverisë, duke bërë thirrje për reforma dhe kërkonin që gratë të mos përziheshin në punët e qeverisë apo sovranitetit.

Ndërsa ambasadorët e huaj dhe emisarët ishin më të drejtpërdrejtë. Në një rast, kur një ambasador venecian u përpoq të dërgojë një letër për mbretëreshën përmes vezirit të madh, veziri nuk pranoi për të transmetuar letrën, duke pretenduar se mbretëresha nënë nuk ishte asgjë më shumë se një skllave. Por realiteti ishte krejt ndryshe.

Mohime të tilla nënkuptojnë se mbretëreshat kishin autoritet të padiskutueshëm. Dhe në të vërtetë, shumë ambasadorë të huaj në atë kohë raportuan në vendet e tyre se, në qoftë se do të kërkohej të bëhej biznes me Perandorinë Osmane, përfaqësuesit e vendit të tyre duhet të shkonin më parë tek gruaja ose nëna e sulltanit dhe askund tjetër.

Sulltania shqiptare Safija një nga gratë më të fuqishme në histori

Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së Lartë. Numërohen, jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare.  Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan).

Cila ishte Sulltane Safija?

Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Religjioni islam. Më parë katolike. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati III. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane Fatmën.

Identiteti i Safijes ngatërrohej shpesh me venecianen Nurbanu. Sipas të dhënave u kap tek Guvernatori i Korfuzit nga piratët dhe u dorëzua në haremin e sulltanit më 1562. Megjithatë, Safija ishte shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit.

Në 1563, në moshën 13 vjeçe, ajo u paraqit si një skllave për të ardhmen e Sulltan Muratit III nga Sulltane Mihrimah e bija e Sulejmanit të Madhërishëm. Duke pasur parasysh emrin Safije, ajo u bë një konkubinë e Muratit (atëherë djali i madh i sulltan Selimit II). Në 1566, ajo lindi djalin e Muratit i cili më pas u bë Sulltan Mehmeti III.
Safije ishte vetëm konkubinë e Muratit dhe ajo pati një marrdhënie monogame me të për disa vite në sulltanat. Nëna e tij, Nurbanu, e këshilloi atë që të marrë konkubina të tjera për të mirën e dinastisë e cila më 1581 kishte vetëm një trashëgimtar të mbijetuar. Në 1583, Nurbanu akuzoi Sofinë se përdori shtrigat dhe magjistarët që Murati të ishte impotent dhe mos kryente marrëdhënie me asnjë nga konkubinat e tjera.
Të gjitha shërbëtoret e Safijes u burgosën dhe torturuan. Më pas motra e Muratit, Esmehan, i prezantoi atij dy konkubina shumë të bukura të cilat ai i pranoi. Pas kësaj Murati pati 20 djem dhe 27 vajza.
Raportet veneciane flasin për një hidhërim fillestar të Sofisë. Por ajo u përmbajt dhe nuk tregoi xhelozi për konkubinat e Muratit. Ajo madje u kthye në këshilltaren e tij, në “mbretëreshën e mbretëreshave”. Sulltani këshillohej me të për çështje të rëndësishme politike për perandorinë, veçanërisht pas vdekjes së Nurbanusë.
Qëndronte në fronin e sulltanit duke e zëvendësuar atë kur ai nisej në ekspedita luftarake. Gjatë viteve të fundit të Muratit, Safije ishte e vetmja që i qëndroi pranë sepse, ai atë donte.

Safije u bë Valide Sulltane e djalit të saj Osman Sulltan Mehmetit III (1595-1603). Kur Murati vdiq më 1595, Safije  ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan. Ajo cilësohet si një nga Sulltane Validet më e fuqishme në historinë e perandorisë osmane.

Safije përfundimisht gëzoi  një pagë të madhe prej 3.000 aspers në ditë gjatë pjesës së dytë të mbretërimit të djalit të saj. Kur Mehmeti III vazhdoi fushatën në Eger në Hungari në 1596, ai i dha nënës fuqinë e tij të madhe mbi perandorinë, duke e lënë atë në krye të thesarit.
Vdiq më 10 nëntor 1605.

 

Sulltanet më me emër të perandorisë

Hurrem Sulltane

Hurrem Sulltane  lindi në Ukrainë më 1502 dhe vdiq më 15 prill 1558 në Stamboll. Njihej edhe si Roxelana një pseudonim që ka lidhje me origjinën e saj të lindjes.

Ishte bashkëshortja e preferuar dhe më vonë edhe gruaja ligjore e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Nënë e Sehzade Mehmetit, Mihrimah Sulltanes, Sehzade Abdullah, Sulltan Selimit II, Sehzade Bajazitit dhe Sehzade Cihangir. Ajo ishte një nga gratë më të fuqishme dhe më me ndikim në historinë e perandorisë osmane. Një nga figurat më të shquara të kohës, në mos më e fuqishmja në planet në epokën që u njoh si Sulltanati Grave. Ajo ishte jo vetëm gruaja ligjore, e dashura dhe më e preferuara e Sulejmanit, por edhe “Haseki Sulltane” (shefe e Sulltanit), gjatë kohës së mbretërimit të bashkëshortit. Luajti rol aktiv dhe la gjurmë të thella në historinë e perandorisë të cilat dëshmohen edhe sot.

Nurbanu Sulltane

Lindi më 1525 në Venecie dhe vdiq më 7 dhjetor 1583 në Stamboll. Ishte bashkëshorte e preferuar dhe më vonë gruaja e sulltan Selimit II të Perandorisë Osmane, nëna e Sulltan Muratit III, dhe bashkë-sundimtare de facto si Valide Sulltane e tij për nëntë vjet nga 1574 deri në 1583. Gjatë luftës së 1537 në Paros të Greqisë, që deri në atë kohë ndodhej nën sundimin e Venedikut, Nurbanu, që mbante emrin e vërtetë Rachel Olivia de Nasi, u rrëmbye dhe u dërgua në haremin mbretëror të princit Osman Selimi II në Stamboll ku më pas u bë gruaja e tij e preferuar. Ajo u quajt “Afife Nurbanu Sulltane”. Duke qenë çifute, ajo i dha prioriteteve popullit hebre të Stambollit dhe të Manisas.

Alime Sulltane

Alime Sulltane (që do të thotë e “mësuar, e kulturuar apo e mençur”) lindi më 1576 në Abkhazisi dhe vdiq më 1623 në Stamboll. Ishte gruaja e Sulltan Mehmetit III dhe nëna e Mustafait I. Ajo ishte bashkë-sundimtare de fakto si Valide Sulltane e djalit të saj Mustafait për disa vjet edhe për arsyen pse ai nuk ishte mirë mendërisht.

Mahfiruz Hatixhe Sulltane

Mahfiruz Hatixhe Sulltane lindi më 1590 në Rumeli ose Kaukaz dhe vdiq më  26 tetor në Edirne Turqi. Disa burime thonë se ajo ishte një serbe e quajtur fillimisht Eudoxia. Teoria e të qënit greke është hedhur poshtë.  Ishte gruaja e Sulltan Ahmetit I. Ishte nëna e Osmanit II, Sehzade Huseyn, Sehzade Bajazitit, Sehzade Mehmetit dhe Valide Sulltane nga 26 shkurt 1618 deri në vdekjen e saj në 26 tetor 1620. Ajo kishte mbështetjen e Safije Sulltanes e cili u martua me Sulltan Ahmetin. Mahfiruz ishte gjallë, kur djali i saj, Osmani u ngjit në fron në vitin 1618 si Sulltan Osmani II pas cilësimit si të paaftë të sulltan Mustafës I. Ajo u bë Valide Sulltane dhe një gratë më të fuqishme të perandorisë. Ishte e njohur për bukurinë mahnitëse dhe një nga sulltaneshat më simpatike të perandorisë. Tiparet më dalluese ishin sytë e gjelbër dhe karakteri i fortë.

Kösem Sulltane

Grua me reputacion të jashtëzakonshëm në perandori. Kösem Sulltane lindi më 1590 dhe vdiq më  3 shtator 1651. Kösem ishte me origjinë greke ose boshnjake, e bija e një prifti në ishullin e Tinos. Emri i saj i vajzërisë ishte Anastasia.

Ajo u ble në bejlerbenë boshnjake dhe u dërgua në Stamboll kur ishte 15 vjeçe në haremin e Sulltan Ahmetit I. Bashkëshorte e preferuar dhe më vonë gruaja e Sulltan Ahmetit I (1603-1617). E rriti pushtetin me anë të bashkëshortit Ahmet dhe më tej përmes djemve; Muratit IV (1623-1640) dhe Ibrahimit (1640-1648),  e  në fund edhe me nipin e saj të vogël Mehmetin e IV (1648-1687). Ajo ishte Valide Sulltane kur bijtë e saj Murati IV dhe Ibrahimi mbretëruan si sulltanëve osmanë. Ishte figurë e shquar gjatë Sulltanatit të Grave. Kösem ishte e njohur për bamirësi dhe për lirimin e skllevërve. Kur vdiq njerëzit e Stambollit mbajtën tre ditë zi.

Turhan Hatixhe Sulltane

Turhan Hatice Sulltane lindi  në Nadezhda të Ukrainës Lindore më 1628 dhe vdiq në Stamboll më 5 korrik 1683. Ishte konkubina e preferuar e Sulltan Ibrahimit I ( mbretërimi 1640-1648) dhe nëna e pasardhësit të tij, Mehmed IV (mbretërimi 1648-1687).

Sulltanja Turhan Hatixhe kishte emrin origjinal Nadiya. Ajo u kap gjatë bastisjeve nga tatarët dhe u shit si skllave kur ishte 12 vjeçe. U dërgua si dhuratë në Pallatin Topkapi nga Khan i Krimesë, nënës së Sulltan Ibrahimit, Kösem Sulltanes. Turhan ishte e njohur për bukurinë dhe inteligjencës. Kishte flokë biondë dhe trup të hollë shumë elegant. Më 2 janar 1642 Turhan lindi djalin, Mehmetin e IV. Sjellja e Ibrahimit I shkaktoi trazira dhe rrëzimin e tij si sulltan. Më 8 gusht 1648, Ibrahim u rrëzua dhe disa ditë më vonë ai u mbyt. Në krye të Perandorisë Osmane u vendos djali i tij fëmijë Mehmeti IV. Kështu ajo u bë Valide Sulltane e djalit. Por meqë ishte pa përvojë vendin e saj e zuri gjyshja e Ibrahimit, Kosem Sulltane. Më vonë, gjithsesi, u bë Valide Sulltane zyrtare e tij. Madje ajo ishte thellësisht e dashur dhe e respektuar nga djali i saj. Ai i dha statusin e bashkëqeverisëses dhe fuqi të madhe në drejtimin e perandorisë. Ajo ishte e vetmja Valide Sulltane në histori që ndau zyrtarisht në mënyrë të barabartë pushtetin e drejtimit me djalin e saj duke ja kaluar edhe Kosem në këtë drejtim.

Kështu Sulltanati i Grave ishte ndoshta një nga epokat më të arta në historinë e Perandorisë Osmane. Ai përkon me fundin e zgjerimit stanacionin dhe reformat dhe ndikoi në stabilizimin dhe konsolidimin e pushtetit.  Ndërkohë ato lanë gjurmë në histori edhe për faktin se u dalluan si menaxhere të mira të perandorisë duke marrë pjesë aktive në punë publike, projekte, fortifikime ushtarake, ndërtime të objekteve të kultit apo për bamirësi. Kjo epokë dëshmoi edhe njëherë se, kur njerëzimi drejtohet nga matriarkati, bota bëhet më e mirë. /Fatos Salliu/TELEGRAF/