Studimi australian: Nga koronavirusi do të vdesin 15 milionë vetë!

Vdekjet nga koronavirusi në nivel global mund të mbërrijnë deri në 15 milionë edhe në rastin e skenarit më të mirë të pandemisë, thotë një studim i ri, i realizuar nga Australian National University.

I njëjti studim tregon se GDP-ja botërore do të tkurret me 2.3 trilionë dollarë kur vala e sëmundjes të ketë kaluar. Në skenarin më shkatërrues ndërkohë, bilanci i vdekjeve mund të shkojë sipas këtyre shkencëtarëve në 68 milionë, duke përfshirë këtu dhjetëra mijëra vdekje në Britani, Shtetet e Bashkuara e Itali.

Dy kërkuesit që publikuan studimin, Warwick McKibbon dhe Roshen Fernando, paralajmërojnë se edhe nëse arrin të frenohet, epidemia sërish do të ketë impakt të madh edhe në këtë fazë mbi ekonominë botërore. Edhe në përllogaritjet e tyre, numrin më të madh të jetëve të humbura, do të ketë Kina e pas saj, India.

Koronavirusi shpërtheu në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, ee dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar.

https://www.gazetaexpress.com/studimi-australian-nga-koronavirusi-do-te-vdesin-15-milione-vete/