Spartak Ngjela: Basha dhe Berisha janë blerë nga grekët. Flitet për…

Avokati, Spartak Ngjela, aludon për shuma të mëdha parash dhe një ishull që u është dhënë, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Në një postim në Facebook, Ngjela thotë se shumë shpejt do të dalin detaje të reja për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë që u firmos në kohën e qeverisjes se Sali Berishës.

Shkrimi i Spartak Ngjelës në Facebook:
Historia e shqipërisë dhe shqiptarëve si Arbëri është fshehur nga fuqitë e mëdha europiane në 200 vjet rresht. Tani gjithçka po shkon drejt të vërtetës.
l.

Sot ka dalë frika e shqiptarëve e imponuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor: Çamëria po flet shqip hapur. Edhe Maqedonia gjithashtu. Edhe Mali i Zi.
Shqipëria sot ka dy kryeqytete në Ballkanin Perëndimor, Tiranën dhe Prishtinën; dhe ka dhe dy aleatë të mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë.
Sot po vdesin nga frika ata që bënë marrëveshjen e detit me Greqinë.

ll.
Marrveshja e detit, në një prizëm perëndimor të korrupsionit ndërshtetëror internacional, mund të fundisë kryeministrin grek Karamanlis, kryeministrin shqiptar, Berisha, ministren e jashtëme greke, Bakojanis, dhe ministrin e jashtëm shqiptar, Basha. Por ndoshta dhe shumë të tjerë.

Ka të dhëna se dy shqiptarët, Berisha, Basha, janë blerë nga grekët. Flitet për një ishull grek dhe një shumë tepër të madhe.

Shenjat tregojnë se kryeministri aktual grek e ka kapur këtë kartë dhe kërkon të shkatërrojë Demokracinë e Re, e cila ka ngjitje në sondazhet e fundit.

Por nuk është vetëm interes politik i kryeministrit Cipras, por edhe interesi i perëndimit atlantiko-gjerman që ka kapur faktet.

Të shohim sesi do të precipotojnë ngjarjet.

Po Rama, do ta mbrojë prapë Saliun?

Prisni se do të shikoni.

16 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)