SOT NUMERIMI I VOTAVE/ Partia Socialiste ruan një avantazh të thellë ndaj PD-së, zhgënjyese dhe LSI-së që vjen me rritje

Partia 2017 2013 +/-
Mandate Vota % Mandate
PS 73 516,148 48.11% 65 +8
PD 44 306,864 28.6% 50 -6
LSI 18 154,886 14.44% 16 +2
PDIU 4 50,533 4.71% 4 0
LIBRA 0 13,738 1.28% 0 0
PSD 1 8,073 0.75% 0 +1
PR 0 3,085 0.29% 3 -3
FRD 0 3,048 0.28% 0 0
PKD 0 2,434 0.23% 1 -1
PDS 0 2,046 0.19% 0 0
SFIDA 0 1,944 0.18% 0 0
MEGA 0 1,677 0.16% 0 0
PBDKSH 0 1,393 0.13% 0 0
APD 0 1,010 0.09% 0 0
PKSH 0 718 0.07% 0 0
ADK 0 511 0.05% 0 0
AD 0 437 0.04% 0 0
AAK 0 208 0.02% 0 0
Kuti të numëruara 3698/5362 Përditësuar më: 17:51

Në Shqipëri, kur janë numëruar afro 66 përqind e kutive të votimit, Partia socialiste e kryeministrit Edi Rama rezulton të jetë fituese e qartë e zgjedhjeve të së dielës duke siguruar deri tani e vetme kontrollin e shumicës së parlamentit. Socialistët, nga numërimi deri në orën 16.00, kanë marrë 48 përqind të votave, ose 6.6 pikë më shumë krahasuar me rezultatin e vitit 2013. PS është në një avantazh të theksuar me Partinë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha, i cili kishte përfshirë në lista dhe drejtuesit e partive kryesore të djathta. PD nga të dhënat paraprake ka 28.2 përqind të votave, gati 2.4 pikë më poshtë se në 2013. Në rritje të ndjeshme Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila është rritur me afërsisht 4 pikë, duke u ngjitur në kuotën e 14.4 përqindëve. Në rritje prej gati 2 pikë përqind rezulton dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, e Shpëtim Idrizit që për momentin ka 4.6 përqind të votave.

Nga analiza e përqindjeve sipas qarqeve rezulton se PS pritet të marrë, me rezultatet deri në këtë fazë, 75 deputetë, nga 65 në 2013, PD 42 nga 50 mandate që ka në parlamentin aktual, pa llogaritur dhe tre mandatet që kanë republikanët. LSI forcohet dhe me 2 deputetë të tjerë duke u ngjitur në 18 vende. Katër mandate për PDIU-në e cila pavarësisht se është rritur në përqindje pritet të ketë të njejtin numër deputetësh. Një vend në parlament do të ketë dhe Partia Socialdemokrate, falë kandidimit në zonën e Shkodrës së deputetit Tom Doshi.