“Sot nëDitën Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve”, Papa, ta njohim Jezusin në atë që kërkon mbrojtje

, këtë kujtoi Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan duke shtuar: “Në mesazhin tim për këtë Ditë theksova se emigrimet janë sot një shenjë e kohëve”. “Jezu Krishti identifikon veten me të huajin e pranuar ose të refuzuar të çdo epoke”. Tha akoma Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot.

“Në këtë drejtim – theksoi Ati i Shenjtë Bergoglio – dua të ripohoj se përgjigjja jonë e përbashkët mund të artikulohet rreth katër foljeve të bazuara mbi parimet e doktrinës së Kishës: mirëpritja, mbrojtja, promovimi dhe integrimi”.

“Pastaj Papa dha njoftimin se: “Tani e tutje, për arsye baritore, Dita Botërore e Emigrantëve dhe Refugjatëve do të kremtohet të dielën e dytë të shtatorit. Pra, Dita e ardhshme e Emigrantëve, që do të jetë e njëqind e pesëdhjeta, do të kremtohet të dielën më 8 shtator 2019”. Kështu, Dita e sotme e Emigrantëve, është e fundit që u kremtua në janar.

“Në takimin e vërtetë me të afërmin, me të tjerët, ne a do të jemi në gjendje ta njohim Jezu Krishtin që kërkon të jetë i mirëpritur, i mbrojtur, i mbështetur dhe i integruar? “. Kështu Papa Françesku pyeti me zë të lartë në predikimin e Meshës së sotme kremtuar në Bazilika e Shën Pjetrit, në Vatikan, me rastin e Ditës Botërore të Emigrantit. “Siç na mëson shëmbëlltyra ungjillore e gjyqit universal: Zoti – kujtoi Papa- ishte i uritur, i etur, i zhveshur, i sëmurë, i huaj dhe në burg, dhe nga disa qe ndihmuar, ndërsa nga të tjerët jo”.

Sipas Papës Françeskut, “ky takim i vërtetë me Krishtin është burim i shpëtimit, i atij shpëtimi që u duhet shpallë e sjellë të gjithëve”. “Nga ky takim me Jezusin e pranishëm në të varfrin, në të refuzuarin, në refugjatin, në azilkërkuesin, buron – u shpjegoi Papa besimtarëve të pranishëm në Bazilikën Vatikani, pjesa më të madhe e të cilëve ishin emigrantë – lutja jonë sot”. “Është një lutje e përbashkët, është pra një lutje e anasjellët: emigrantët e refugjatët – vuri në dukje Papa – luten për komunitetet lokale, dhe komunitetet lokale luten për të sapoardhurit dhe për emigrantët që qëndrojnë më gjatë”.

“Ndërmjetësimit amnor të Shenjtës Mari ne ia besojmë – përfundoi Papa homelinë e Meshës së sotme – shpresat e të gjithë emigrantëve dhe të refugjatëve të botës, si dhe aspiratat e komuniteteve që i pranojnë ata, në mënyrë që, në përkim me urdhrin suprem hyjnor të bamirësisë e të dashurisë ndaj të afërmit, do të thotë ndaj tjetrit, të gjithë mësojmë të duam njëri-tjetrin, të huajin, siç ne e duam vetveten”.

http://sq.radiovaticana.va/news/2018/01/14/emigrant%C3%ABt_papa,_ta_njohim_jezusin_n%C3%AB_at%C3%AB_q%C3%AB_k%C3%ABrkon_mbrojtj/1358831